12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Zvarriten hetimet për vrasjen në Smilkovc

Më të lexuarat

Pas dy muajve e gjysmë të aksionit të arrestimeve për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, ka ngecur procesi i hetimeve dhe gjyqësisë.

Kështu nënvizon televizioni arab “Al Jazeera” përmes një speciale të përgaditur për zhvillimet në Maqedoni dhe rastin e vrasjes së pesëfisht që ndodhi në muajin prill në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.

Sipas televizionit, të dyshuarit për vrasjen vetëm njëherë janë dëgjuar dhe janë marrë në pyetje dhe atëherë u mbrojtën në heshtje. Për së dyti herë siç raportohet, të dyshuarit kryesor nuk janë marrë në biseda në kuadër të procesit hetimor.

Gjykatësi hetues për rastin ka thënë se akoma po vazhdojnë veprimet hetimore dhe ekspertizat, ndërsa avokatët mbrojtës presin që të zbardhen dëshmitë për të cilët akuzohen klientët e tyre të dyshuar. “Armët më të cilët është kryer krimi mizor, nuk janë gjetur. Sipas meje nuk ka nuk ka asnjë dëshmi, nëse do të ishin, do të shfaqeshin. Jam i bindur se nuk ka as gjurmë biologjike të ADN-së”, deklaroi avokati mbrojtës Naser Raufi.

Gjykatësi hetues, Vladimir Tufegxhiq deklaroi se hetimet po zhvillohen në procedurë normale dhe se po kompletohen dëshmitë. “Për hetimet kemi afat ligjor prej gjashtë muajve”, ka deklaruar gjykatësi hetues. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit