16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zv.kryeministri sjell Përfaqësuesen e Serbisë për të festuar titullin në Kosovë

Më të lexuarat

Vaterpolistët e Përfaqësueses së Serbisë, nga 21 deri më 25 mars, do të realizojnë, atë që Federata e këtij vendi fqinj, e ka quajtur “Turneu i kampionëve.Vaterpolistët serbë, që se fundi u shpallën kampionë të Evropës, do të vizitojnë disa qytete, siç është thënë “për të ndarë gëzimin me tifozët serbë për suksesin e fundit të arritur”.

E një nga këto qytete do të jetë në Kosovë. Vaterpolistët serbë planifikohet që më 23 mars të vizitojnë Graçanicën në kuadër të këtij turneu festiv, shkruan koha ditore.

Kjo është bërë e ditur nga Federata e Vaterpolos e Serbisë, ndërkohë që është konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq. Në fakt, vizita e kësaj përfaqësueseje të shtetit fqinj do të jetë nën kujdesin e zëvendëskryeministrit Stojanoviq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit