8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zullumqarët nuk zbresin nga qielli, ata i bëjmë vet!

Më të lexuarat

Kur’ani nuk e trajton historinë e Faraonit vetëm nga këndi i problemit politik, përkundrazi një përgjegjësi të madhe i’a ngarkon edhe shoqërisë qe nuk ka qenë në nivel të përgjegjësisë duke lejuar një padrejtësi të tillë. Prandaj në Kuran nuk denohen vetem veprimet e Faraonit, por edhe ato të popullit dhe ushtrisë së tij.
Faraoni ishte vetëm një individ, i cili nuk do të mundëte të bënte asgjë nëse nuk do t’i kishte mjetet ndihmëse, ushtarët e bindur dhe pranimin popullor përballë veprimeve të tij. Prandaj, problemi i tiranisë është problem i një shoqërie të nënshtruar, jo vetem i një individi autoritar. Njeriu për kah natyra mund të jetë i prirë për tirani, prandaj duhet të ekzistoj guximi, vetëdija dhe baza ligjore e kolektive për të penguar atë nga zullumi, e jo të presim shpëtimtar nga qielli të vij e të përballet me defektet tona.
Ka shumë aspekte të mungeses së përgjegjësisë kolektive që mund të sjellin pushtetarin autoritar, prej tyre:

1. Heshtja dhe mbizotërimi i kulturës së frikës në shoqëri është inkubatori më i madh për prodhimin e faraonve.
Kjo kulturë bazohet në një iluzion se pushteti është më i fortë se njerëzit, kështu që lideret tiran forcohen vetëm kur i hipnotizojnë njerëzit që të mos shikojnë në forcën e tyre, në ditën që njerëzit zbulojnë se ata janë më të fortë se zullumqari, magjia e tyre zhduket.

2. Negativiteti, dëshprimi dhe kultura e egos duke kërkuar shpëtimin individual.

3. Komplimente dhe hipokrizi vullnetare: Sapo një zyrtar merr detyrën, njerëzit menjëherë e përgëzojnë, i japin dhurata dhe e vlerësojnë, poqëse kalon rrugës, i lënë gjitha punët e tyre, duke krijuar turmën rreth tij, për t’i shtrënguar duart me të dhe për të bërë ndonje foto përkujtimore me të.

4. Përulësia e shpirtit dhe nënqmimi i tij: Njerëzit e lirë ndihen të pavarur nga njerëzit dhe plotësia e shpirtit i mbron atë nga robëria ndaj çdokujt, sepse njeriu i lirë beson se Zoti është furnizuesi, ndërkaq shpirtrat e poshtëruar, ata e zvogëlojnë veten e tyre, i marrin lutjet dhe lajkat si mënyrë të jeteses. Kombet e lira nuk kanë kompleks inferioriteti, përkundrazi, shpirtrat e tyre janë të mbushur me dinjitet, besojnë se kanë lindur të lirë dhe se janë qytetarë në kushte të barabarta me pushtetarët si dhe kanë të njëjtat të drejta njerëzore siç i kanë edhe ata.

5. Trajtimi i të drejtave si shpërblim personal nga pushtetari: Ekzagjerimi në lavdërimin e zyrtarëve kur ata kryen detyrat e tyre të parapara me ligj, të tilla si hapja e një rruge ose një shkolle, ose çfardo sherbimi tjetër, i fryn ata drejt një krenarie faraoniste. Shoqëritë e lira sot i nënshtrohen ligjit dhe jo disponimit të zyrtarëve dhe tekave të tyre, pushtetari nuk është asgjë më shumë sesa një punonjës i ngarkuar me ligj, nëse ai nuk arrin të përmbushë këto detyra, njerëzit do ta mbajnë atë përgjegjës dhe do ta dënojnë me mjete ligjore.
Omar iben Khattabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur ai i dha një burri të drejtën e tij nga bugjeti i shtetit, atëherë njeriu i tha: “Zoti ju shpërbleftë me të mira.” Omeri u përgjigj me zemërim: “Çfarë është puna me këta njerëz, ne u japim atë qe ju takon nga e drejta e tyre, ata mendojnë se u japim shpërblim për ta! ”

6. Marrëdhëniet e despotizmit shoqëror: Pushtetari më i madh nuk është asgjë tjetër përveç koka e piramidës, duhet ditur se despotizmi fillon nga fushat e gjera të shoqërisë, prej marrëdhënjeve të drejtorit me punonjësit e tij në institucione deri tek marrëdhëniet familjare. Nëse kultura e despotizmit është e rrënjosur në marrëdhëniet e shoqërisë, brenda institucioneve, shtëpive dhe partive të një vendi, atëherë pushtetari tiran nuk është asgjë më shumë sesa rezultat i natyrshëm i këtyre marrëdhënieve, për pasojë do të ishte e kotë të kërkosh përmbysjen e liderit tiran, sepse një tiran tjetër do ta zëvendësojë atë.
Duhet të jemi vigjilent dhe të vetëdijshem mbi fetarinë qe po zhvillojmë, sa është kjo fetari në përputhje me kuptimet revolucionare të përfshira në Kur’an, kuptime të cilat pranimin e nënshtrimit e konsiderojnë kategori kriminale sikur të ishte krim i arrogancës që meriton një ndëshkim të dhimbshëm.

„Engjëjt që ua morën shpirtine atyre që ishin mizorë të vetëvetës ju thanë: “Në çka ishit ju? – Ata thanë: “Ne ishim të paftë në atë tokë!” (engjujt ju thanë: “A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migroni në të?
Vendi i tyre është Xhehennemi sa vend i keq është ai!“
„E sikur t’i shihje zullumqarët kur dalin para Zotit të tyre, kthejnë fjalët (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë! E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: “A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit