15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Zuckerberg kërkon publikisht falje, por kjo nuk mjafton

Më të lexuarat

“Ju premtoj se do punojmë më mirë në të ardhmen,” shkroi drejtori ekzekutiv i Facebook Zuckerberg në gazeta. Por falja me shkrim me sa duket nuk është e mjaftueshme.

Përmes reklamave në gazeta Mark Zuckerberg kërkoi publikisht falje  për skandalin mbi përdorimin e paautorizuar të të dhënave të miliona përdoruesve të Facebook.

“Ju ndoshta keni dëgjuar se aplikacioni i një kuici të një shkencëtari u ka dhënë në mënyrë të paligjshme të dhënat e Facebookut të miliona njerëzve në vitin 2014”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Zuckerberg që zë një faqe të plotë në gazetat Süddeutsche Zeitung dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Kjo ishte prerje në besë dhe unë kërkoj falje që ne nuk kemi ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë gjë më përpara.” Facebooku po merr hapat e nevojshëm që kjo të mos ndodhë përsëri. Zuckerbergu kishte kërkuar falje të dielën edhe në disa gazeta britanike për skandalin me të dhënat.

“Sorry” nuk mjafton

Politikanët britanikë u shprehën se për ta falja me shkrim nuk është e mjaftueshme. Ata duan ta marrin në pyetje personalisht Zuckerbergun, dhe u shprehën se kjo mund të bëhet edhe përmes një video-konference. Drejtori ekzekutiv i Facebookut tha se para tij pyetjeve të një komisioni parlamentar duhet t’i nënshtrohen ose drejtori i teknologjisë Mike Schroepfer ose drejtuesi i produktit Chris Cox.

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Elb (SPD) u takua më 26 mars me përfaqësuesit evropianë të Facebook në Berlin.

Katarina Barley pas takimit me delegacionin e Facebookut

Rreth një javë më parë ishte bërë e ditur se kompania britanike e analizës së të dhënave Cambridge Analytica ka arritur të ketë qasje të paautorizuar në të dhënat e miliona profileve në Facebook. Me ndihmën e këtyre të dhënave mendohet se gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane votuesit janë ndikuar qëllimisht me reklama zgjedhore të paautorizuara  në favor të Donald Trumpit.

Komisioni i BE i ka vendosur koncernit Facebook një afat kohor prej dy javësh për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth skandalit të të dhënave. Komisionerja e Drejtësisë Vera Jourova i shkroi një letër gjigantit të internetit ku kërkon të qartësojë rolin e sipërmarrjes Cambridge Analytica dhe t’i përgjigjet pyetjes nëse janë prekur edhe të dhënat personale të përdoruesve të Facebook-ut në Evropë.

/DW/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit