10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Zuckerberg: Facebook nuk do të prodhoj telefon

Më të lexuarat

Për të gjithë ekspertët dhe analistët që kanë shpenzuar kohën e tyre duke thënë që Facebook do të ndërtonte një telefon, një ekspert ka dalë përpara të thotë që kjo nuk do të ndodhë.

Dhe ky është pikërisht, shefi ekzekutiv i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg.

Zuckerberg, gjatë ditës së enjte, shuajti të gjitha shpresat dhe përgënjështroi të gjitha thashethemet që janë dëgjuar muajve të kaluar se gjiganti Facebook ka qenë duke punuar në smartfonin e vet.

“Janë shumë gjëra që ju mund t’i ndërtoni në sisteme tjera operative, poashtu, që nuk janë si ndërtimi i një telefoni të tërë, që për mua personalisht nuk ka ndonjë arsye pse duhet ta ndërtojmë,” tha Zuckerberg si përgjigje ndaj një pyetje për telefonin gjatë raportit për të treguar për fitimet e ndërmarrjes.

Komentet e tij duken të fluturojnë në fytyrë të atyre që kanë shkruar gjithë ata rreshta në blogje dhe faqe me lajme deri më tani.

Dy muaj më parë, New York Times ishte duke raportuar që “punëtorët e Facebookut dhe disa inxhinierë” kishin “përmbledhur planet e Facebook” duke thënë që ndërmarrja shpresonte që të lëshonte një telefon në vitin e ardhshëm.

Këta njerëz anonimë i treguan Times që tani ishte përpjekja e tretë e ndërmarrjes Facebook në ndërtim të telefonit, që daton që nga viti 2010. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit