6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zot na ruaj prej ndëshkimit Tënd!

Më të lexuarat

Propagandimi në masë i fëlliqësive, që u bënë shkak për shkatërrimin e popujve të mëparshëm, përhapja e të zezave dhe degradimi i këtij vendi në këtë katrahurë të frikshme në thelb të identitetit, janë thirrje për t’u kthyer nga Zoti e për të mos devijuar besën e baballarëve të shkuar!

Kur në një popull humbet forca e thirrjes së fesë dhe besimit, kur politika mbetet në duar të palara dinsyzësh e edepsyzësh, kur prijësit e fesë struken të izoluar qoshkeve të xhamive a gjetkë, duke dhënë fetva të pluhurosura e pa asnjë shkëndijë shprese për të sotmen e të ardhmen, (pa përmendur fenomene qesharake e paradoksale që ndodhin në realitete meskine e xhahile, si tonat), ça të presësh tjetër veç këtij realitet hipokrit?!

Lutja, vetëm lutja dhe pendimi i sinqertë, duke punuar fort në drejtim të ndryshimit dhe thyerjes së barrierave të heshtjes përballë të keqes, shitjes së shpirtit dhe fesë, moralit dhe shpresës, munafikëve dhe buballenjve; është një mundësi ripërtëritjeje!

Përndryshe, jo vetëm që do japim llogari të rëndë në ditën e gjykimit, por do mbetemi një hiç i madh në hartën e botës sonë islame dhe zhvillimeve të reja të saj, ku natyrshëm, nuk ka vend për gafilë e dallkaukë!

“Ja Resulall-llah, a do shkatërrohemi, ndërkohë që ndër ne ka njerëz të mirë? Tha: Po, kur të shtohen fëlliqësitë!”

Lutuni, lutuni pa fund për njëri-tjetrin, për familjen, për fëmijët e rininë, për vendin e kombin, për mirëqenien në besim dhe kthimin nga dyert e Zotit!

12.5.2017

IMAM MUHAMED SYTARI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit