15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Zonja Majlinda Bregu, as ligjin e as Islamin nuk po e njeh!

Më të lexuarat

Nga Indrit Vokshi
Lexova një shkrim të Majlinda Bregut mbi fejesat e vajzave 13-14 vjeç në Librazhd dhe, aq sa më frikësoi mendimi i fejesës 13 vjeç, aq më frikësoi edhe logjika e deputetes Bregu.
E para, zonja Bregu e identifikon mendësinë e martesës së minoreneve me fenë islame. Mirpo vetë shkruan se kjo ndodh edhe në Ekuador. E mesa dimë, Ekuadori nuk është musliman.
Në fakt, kjo është traditë. Edhe në Shqipëri para 100 vitesh, martoheshin 15 e lindnin 16. Dhe nuk ndodhte veç mes popullsisë muslimane por edhe asaj katolike në Veri e Ortodokse në Jug. E kush ka notuar në histori e di, se martesa të tilla kanë ndodhur edhe në vendet e Europës Perëndimore, si midis popullsisë, ashtu edhe midis shtresave fisnike.
Kush ka studiuar Mjeksi Ligjore psh, ka mësuar gjithashtu, se në vendet me klimë të ngrohtë vajzat piqen më shpejt seksualisht sesa në vendet e Europës Veriore, ta zëmë. Kështu, tradicionalisht, pjekuria seksuale ka qenë kriteri që kur përmbushej, mundësonte martesën.
Edhe në legjislacionin tonë penal, dënohet mardhënia seksuale me vajza nën 14 vjeç ose që nuk kanë arritur pjekurinë seksuale. E zakonisht mardhëniet seksuale ndodhin kur arrihet pjekuria, sepse nëse nuk është arritur, trupi nuk mund t’i kryejë funksionet seksuale, kthehet në dhimbje, ndaj edhe dënohet.
Nuk do ta kisha përmendur deputeten Bregu pasi nuk ma kanda të përmend persona por, mënyra sesi ajo e ka ngritur argumentin, duke dhënë si shkak fenë dhe duke kërkuar që shteti të bëjë diçka, është rast që nëpërmjet shkrimit të saj, t’i përgjigjesh një mendësie predominante në ketë vend. Mendësisë se shteti duhet të ndërhyjë deri në detaje të tilla.
Përcaktimi i moshës 18 vjeç si moshë për martesë, është normë civile, pra nuk dmth se bashkëjetesa ose fejesa midis një femre 17 vjeç me një mashkull 20-25 vjeç, dënohet. Ky është ligji.
Mosha 18 vjeç përkon me fitimim e zotësisë për të vepruar juridikisht; për të krijuar të drejta e detyrime. Të mos e ngatërrojmë ketë.
Ajo çka është shqetësuese për mua, është mendësia predominuese pra, ajo mendësi që i njeh shtetit rolin për të edukuar e transformuar shoqërinë. Për të ndryshuar tradita e për të financuar programe transformimesh shoqërore.
Jo. Shteti është garant i traditave. Nuk duhet të jetë xhandar social, si në komunizëm.
Po ta kishte ngritur një deputete e Partisë Socialiate ketë tornado konceptuale, as do më bënte përshtypje. Kur e ngre një deputete e Partisë Demokratike e cila votohet nga njerëzit që shtetin e duan sa më larg derës së shtëpisë. Që e dinë vetë si e ruajnë traditën, fenë e zakonet, kjo nuk duket mirë.
Të jem i sinqert, nuk më lë shije të mirë nëse do i fejojnë vajzat 13-14 vjeç, se për fejesë flitet në ketë rast. I martojnë më vonë. Megjithatë, edhe pse personalisht smë lë shije të mirë, si i djathtë, si njeri që beson në principet e së djathtës, nuk mundem kurrsesi t’ia njoh shtetit rolin për udhëheqje e transformime shoqërore.
Individët performojnë vetë, kulturohen vetë, jetojnë vetë sipas dokeve të tyre (mjafton të mos kryejnë krime), luajnë sportet e tyre.
Nuk mund shteti as t’i mësojnë si të jetojnë, as të deklarojë se kultura e tyre lypset ndryshuar nëpërmjet “Komisarëve të Dritës” të cilëve siu pëlqen një realitet kulturor. Nuk e kanë tagrin për ketë. Dija Supreme e Udhëheqjes, është koncept i doktrinave totalitare. Shqip, quhet dhunë.
Shteti paguhet për tua garantuar njerëzve mënyrën e jetesës, jo për tua dhunuar atë me paratë e vetë atyre.
Shpresoj të jem kuptuar e mirkuptuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit