Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan në kopshtin e fëmijëve “Bletëzat” në Tiranë

0
34
Zonja e parë e Turqisë ka pohuar se këto institucione përveçse përgatisin fëmijët për të ardhmen duke iu mësuar respektin dhe dashurinë, gjithashtu iu mësojnë edhe që të jenë të dobishëm për tërë shoqërinë
 
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij, zonja e parë e Turqisë, Emine Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
 
 Emine Erdoğan, pas mbërritjes së delegacionit nga Turqia ka filluar axhendën e saj të takimeve dhe aktiviteteve në Shqipëri. Kështu ajo fillimisht ka qenë pjesë e aktivitetit të organizuar në kopshtin e fëmijëve “Bletëzat”, në Tiranë, ku pajisjet dhe baza materiale për këtë kopsht janë dhuruar nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA).
 
Emine Erdoğan, e shoqëruar edhe nga Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani është pritur me lule nga fëmijët e këtij kopshti, ku më pas ajo ka mbajtur një fjalë të shkurtër. Zonja e parë e Turqisë ka pohuar se këto institucione përveçse përgatisin fëmijët për të ardhmen duke iu mësuar respektin dhe dashurinë, gjithashtu iu mësojnë edhe që të jenë të dobishëm për tërë shoqërinë. Ajo iu është drejtuar stafit drejtues edhe ekipit të edukatorëve të kopshtit me fjalët se:  
 
“Besoi se këtë detyrë dhe përgjegjësi për edukimin e fëmijëve do ta kryeni në mënyrën më të mirë. Ndodheni përpara një përgjegjësie për të përgatitur fëmijët për të ardhmen e tyre. Vendet të cilat e kanë kuptuar rëndësinë e arsimit parashkollor ata  kanë kryer një investim të madh për të ardhmen. Duke i mësuar fëmijëve besimin, dashurinë, respektin, jo vetëm që i përgatisin për të ardhmen, por i përgatisni si  njerëz më të mirë për këtë shoqëri. Unë besoj me gjithë zemër që do ta çoni deri në fund këtë mision, këtë përgjegjësi shumë të rëndësishme”.
 
Më pas Emine Erdoğan e shoqërua edhe nga zonja e Parë e Shqipërisë ka shpërndarë dhurata për fëmijët e kopshtit “Bletëzat”, në një atmosferë ku mbizotëronin flamujt e Turqisë dhe Shqipërsë.
 
Pjesë e ceremoninë në fjalë përveç zonjës së Parë të Turqisë, ishte Zv.Koordinatori i TIKA-s në Shqipëri Necati Çayırlı, bashkëshortja e ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, Füsun Bayraktar, etj. Necati Çayırlı u shpreh se TIKA do të vazhdojë të ofrojë këtë lloje ndihme edhe në të ardhmen.