6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zjarret nga ateizmi i Tciprasit? Krerët e Kishës greke, “grindje teologjike” mbi arsyet e tragjedisë

Më të lexuarat

Tragjedia greke e zjarreve, ka nxitur klerikë e lartë ortodoksë në vend që të bëjë interpretime teologjike mbi atë çfarë po ndodh në terren.

Në blogun e tij, Amvrosios, Peshkopi i Kalavrita-s dhe Aigjaleia-s në rajonin e Peloponezit të Greqisë jugore, ia adresoi fajin kryeministri Alexis Tsipras, pasi sipas tij, është ateizmi i të parit të vendit që ka sjellë zjarret shkatërruese, deri tani me 81 të vdekur.

“Kryeministri ateist Alexis Tsipras … po tërheq zemërimin e Perëndisë, Greqia po shkatërrohet nga shirat dhe … zjarret!”, shkroi Amvrosios, emri i të cilit është Athanasios Lenis. Papai – siç u thonë priftërinjve në Greqi, tha se Tsipras dhe bashkëpunëtorët e tij ateistë janë shkaqet e katastrofës së përgjithshme.

“Zjarri i madh ka nisur nga një rrufe në malet Gerania! Është një mesazh shumë i qartë qiellor!”, Tha ai.

Amvrosios tha se Tsipras nuk ka thënë asnjë fjalë për Perëndinë dhe se vetëm një lutje e dikujt mund të ketë shuar të gjitha zjarret.

“Për shkakun tuaj Greqia po shkatërrohet! … Për shkak të jush Perëndia na ka braktisur!”, shtoi ai kleriku i lartë nën zemërim.

Por kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Ieronymos II nuk është dakort me kolegun e tijl. Ai kritikoi deklaratën e Amvrosios dhe e quajti atë një “fenomen të trishtuar”.

“Mendimet personale kanë një kufi”, shtoi ai.

Ieronymos shtoi se Perëndi do të thotë dashuri dhe se ajo nuk mund hakmerret.

Ndërkohë kujtojmë se Peshkopi Amvrosios, në 2015-ën, sulmoi ashpër homoseksualët në shoqërinë greke, duke u bërë thirrje ithtarëve të tij që t’i pështyjnë ku t’i shohin.

Ai u akuzua për nxitje dhune dhe keqpërdorimin e detyrave kishtare, por më pas doli jo fajtor dhe u lirua nga një gjykatë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit