15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Zjarr në një spital në Arabinë Saudite, 25 te vdekur

Më të lexuarat

Në spitalin e qytetit Xhazan të Arabisë Saudite si pasojë e një zjarri jetën e humbën 25 persona ndërsa 107 të tjerë u plagosën. Qyteti ndodhet në afërsi të kufirit me Jemenin.
Institucioni për mbrojtje civile për rajonin Xhazan në një deklaratë me shkrim në faqen e Facebook-ut bëri të ditur se zjarri i cili shpërtheu mëngjesin e sotëm në spitalin shtetëror të qytetit Xhazan ka shkaktuar vdekjen e 25 personave kurse 107 të tjerë janë të plagosur.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se në vend kanë mbërritur 21 ekipe të zjarrfikësve, ekipe të shpëtimit, ambulanca, forca të sigurisë ndërsa bëhet e ditur se zjarri është shuar.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të rajonit Xhazan, Yahya el-Kahtani tha se gjatë orës 02.10 të mëngjesit pas informimit se në departamentet e reanimacionit, gjinekologjisë dhe të fëmijëve të cilët ndodhen në katin e parë janë përfshirë nga zjarri në vendngjarje janë dërguar menjëherë ekipet e zjarrfikësve.

Kahtani konfirmoi vdekjen e 25 persona ndërsa njoftoi se 107 të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalet përreth rajonit.
Ai më tej potencoi se ende nuk dihen shkaqet për shpërthimin e zjarrit dhe se hetimet për zbardhjen e incidentit kanë nisur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit