Zinaqari i penduar para Ramazanit!

0
220
Para disa orëve në rrjetet sociale lexova një thënje të bukur të një dijetari Islam (nuk po më kujtohet emri) i cili thoshte se “Xheneti është krijuar për Mëkatarët” po po, sado që të duket e palogjikshme kjo është e vërtetë dhe shumë e vërtetë, në fakt kjo është bukuria e Fesë tonë Islame, Fe e logjikshme!
Nëse më thua ti lexues: Ku e sheh logjikën këtu?
Ja tash po ta shpjegoj vëlla/motër!
Ne jemi të krijuar me EPSH
Ne nuk jemi Melaqe
Ne kemi armik Shejtanin i cili na bën cytje
Allahu është falës
Ok dëgjo tash…
1. Ne jemi të krijuar me EPSH
Ne (unë, ti, ai, ajo) jemi të krijuar me epsh, edhe padyshim dhe se vë në diskutim se mundemi me u knaqë me HALLALL në fakt kështu duhet të jetojmë ne, por EPSHI na çon kah HARAMI (e ndaluara, zinaja) Zdo mend se problem kryesor (mendimi im) për epsharakët është (mardhënjet sexuale) po flas për ato të ndaluarat!, e si mos të jet problem ku për çdo dit shohim vajza provokative që i hasim në qytet!
Prapanicat e vizatuara në trup, gjinjët, ftyrat gjith këto bëjnë që epshi të anon kah (zinaja), A ka ilaç? padyshim që ka e ajo është “ULE SHIKIMIN” në KURAN, kurse në HADITH “Shko te gruaja jote dhe fike zjarrin” .
ULE SHIKIMIN
Ulja e shikimit është ilaç i mrekullueshëm (për ata që defintivisht dëshirojnë të jetojn të pastërt), thjeshtë e ulë shikimin mundohesh maksimalisht të largohesh nga kontaktet me gjininë e kundërt, dhe e gjith kjo kur bëhet për Allah padyshim se çdo ikje të shikimit në haram melaqja e shkruan në regjistrin e vet dhe ti do të shpërblehesh Ditën e Gjykimit, ky fakt të jep një knaqësi shpirtërore! Largohu nga shikimi i haramit edhe në rrjete sociale, në fakt jetojm në një periudh kohore ku gjiniinë e kundërt po e hasim më shumë atje se tjetër kah! .
SHKO TE GRUAJA JOTE
E di epshi të thotë ty dhe mua “Një gjellë nuk haet gjithmonë” por ama beso se edhe MISSIN E BOTES me pasë një natë pas aktit sexual me të ke me u ndjeh njejt si pas aktit sexual me gruan tënde, mos mendo se ki me u ndjej HAPPY pas aktit sexual imagjinar me “Miss World” asesi orgazma u kry ke me shiku tash një cigare me kallë, ose një lëng me pi dhe mi vesh pantollet dhe me dalë prej shpisë! Por çka fitove? asgjë pos një mëkati të madh (që dënimi është i rrept). Ndërsa mardhënja me gruan tënde (me hallallin tënd) sado e bezdishme që të doket vlersohet te Allahu Ibadet (adhurim) si me u pas falë namaz, ashtu qysh na ka ardhë hadithi!
Pastaj, edhe pse edhe për këtë thënie “Një gjellë nuk haet gjithmonë” Kurani ka përgjigje e ajo është POLIGAMIA martesa me më shumë se një grua (2, 3, 4) por me qenë se kemi mentalitet të tillë që e kemi e që kjo zgjidhje nuk aplikohet tek ne, ska mbet tjetër pos të bëjmë SABER, po vëlla të kënaqemi me gratë tona Hallall dhe ti ikim Haramit se fundja jeta nuk është 1000 vjeçare dhe “problemi sexual” nuk do na zgjatë 1000 vjet, vdekja e imja e jotja është afër, nëse jetojmë 60 vjet (kemi jetuar shumë beso) ndërsa 60 vjetëshi vjen shpejt mos të flas se VDEKJA mund të na godet n’secilin moment (ASHTU QYSH PO DEGJOJME PER VDEKJE TE TE RINJEVE) Por çka pas vdekjes? Vallahi premtimet për Hyri të Xhenetit do të realizohen për ata që janë ruajtur nga Haramet sepse ato premtime kan ardhë nga Allahu!, e Hyryja e Xhenetit është diçka speciale… Hulumto dhe lexo Hadithe për hyritë e Xhenetit dhe meditoi ato hadithe, leri islamofobët dhe ateistët që tallen me hoxhallarë kur cekin ndonjë hadith mbi Hyritë e Xhenetit!
Si rrumbullaksim i pikës së parë është se Po EPSHI egziston por edhe ilaçi i tij egziston!
2. NE NUK JEMI MELAQE
– Po nuk jemi Melaqe, jemi të krijuar të tillë me Epsh, me Shejtan dhe se si të tillë që na ka krijuar Allahu nëse largohemi nga haramet i tejkalojm edhe melaqet ngase melaqet nuk kanë Epsh dhe cytje prej Shejtanit, andaj sna mbetet asgjë pos të përballojmë epshin dhe luftën me shejtanin!
3. Ne kemi armik Shejtanin i cili na urren!
Po Shejtani të urren ty dhe mua, nuk dëshiron me na pa në Xhenet andaj bën gjithçka që ty të të largon nga Xheneti, Shejtani ta zbukuron Zinanë, Shejtani të thotë në vesh: “Hajt bre se nuk bëhet sen, nëse bën mardhënje me një vajzë” por ata që kanë qenë të sprovuar me Zina (e dinë të gjithë) se si Shejtani i len të vetmuar dhe të pikëlluar pas aktit sexual.. Po Po, ulen dhe mendojnë e thotë zinaqari: Pse e bëra? (pra knaqësia zgjati disa minuta, ndërsa ndërgjegja e han javën). Shejtani nuk të knaqë ty, shejtani dëshiron me ta shkatru dynjanë dhe ahiretin, andaj thuaji Stop çdo cytje që ta bën Shejtani për me ra në Zina!
4. Allahu është falës
Po elhamdulilah falë shumë ALlahu.. tash je në gjendje pikëllim, nervoze, stresi, e han vehten dhe thua: Pse e bëre? Por mos u demoralizo thjeshtë mer abdest vëlla fale namazin bjer në sexhde dhe me loçkën e zemrës thuaj:
O ALLAH ME FALE O ALLAH UNE BERA MEKAT DHE KET MEKAT SMUND TA FALE ASKUSH POS TY JAM I DOBT O ALLAH, E SHKATROVA VEHTEN ME ZINA, TE LUTEM MA FALE MEKATIN DHE ME FORCO NE RRUGEN E HALLALLIT O ALLAH ME BEN BESIMTAR I DEVOTSHEM, O ALLAH ME RUAJ NGA ZINAJA, O ALLAHU IM SMUNDEM PA TY O ALLAHU IM NATA E VARRIT PO ME PRET POS TEJE KUSH DO TE MUNDET TE ME NDIHMON ATE NATE, TE LUTEM FALMA MEKATIN QE BERA O ALLAHU IM DITA E GJYKIMIIT DO TE VIJE AJO DITE E MADHE UNE DO JEM VET, TI JE AI I VETMI QE MUND TE ME SHPETOSH, TE LUTEM O ZOT ME FAL ATE DIT UNE U MASHTROVA NGA EPSHI DHE SHEJTANI I MALLKUAR TE LUTEM O ZOT MA FAL MEKATIN (ZINANE QE BERA)!
Ajetet dhe Hadithet janë të shumta për mëshiren e Allahut andaj neve të sprovuarve me këtë mëkat sna mbetet asgjë pos të pendohemi dhe të mos kthehemi në mëkat… po nëse kthehemi? Edhe kjo është problematike.. shpesh Shejtani bën çmos që ti të kthehesh në Zina dhe nëse ai i mallkum korr sukses të thotë: Ti a hajgare je tu bë me Allahun a? Pendohu Cpendohu.. lere fare mos u pendo më se Allahu u ka hidhëru me ty!
Por ti thuaji Shejtanit JO! e di që fatkeqsisht rash në Haram prap.. por prap do të pendohem dhe do të mundohem deri në vdekje mos të bi më në Haram! O Allahu im më falë gjithmonë dhe më ruaj nga ramja prap në Haram (Zina)!
Krejt kjo na jep për të kuptuar se Xheneti është krijuar për Mëkatarin por për atë Mëkatar që pendohet dhe vazhdon me bë vepra të mira, falë Namaze Nafile plotë, bën dhikr plot, agjëron etj dhe e pret vdekjen asisoi që Allahu të jet i kënaqur!
Andaj vëlla/motër MOS IU AFRO ZINASE, çdo udhë që të çon atje kujtoje vdekjen, kujtoje se çdo moment vdekja mund të na godet! RAMAZANI MUNDESI E FORT  muaj i shejtë, muaj ku çdo vepër shumfishohet, në pyetje janë 30 ditë, andaj ta shfrytzojmë SI? Thjeshtë në kohë të syfyrit e lusim Allahun, lutjet tona Allahu shumë i don, pastaj shkojmë e falim në Xhami Sabahun… ehh sa shumë shpërblime ka namazi i Sabahut në Xhami, te Allahu vlersohet si me u pasë falë gjysen e ditës thojnë hadithet, pastaj Dreken, Ikindinë, Akshamin, Jacinë dhe në fund Teravinë Të falemi se namazet do të na shpëtojn Të lexojmë Kuran Të bëjmë dhikër Të ndihmojmë të tjerët Të buzqeshemi dhe ta shpërndajmë fjalën e ALlahut gjithandej! – Dhe pas Ramazanit Shejtani padyshim do të vijë dhe të na bën cytje për të na dërguar në Zina por ne do i themi JO pasha ALLahun se vdekja mund të na godet çdo moment! 
👍