12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zhvillimi i intelegjencës dhe kreativitetit te fëmijët

Më të lexuarat

Si zhvillohet intelegjenca dhe kreativiteti tek fëmijët? Dr.Wess Wingett,profesor në universitetin e Amerikës Veriore sqaron, ”Janë tri aftësi që duhet të zhvillohen tek çdo fëmijë,ato janë: kreativiteti,empatia dhe intelegjenca”,thotë ai.

Kreativiteti tek femijët zhvillohet vetëm nëse u ofrojmë atyre ambientin e duhur ku ata mund të eksplorojnë talentet e tyre.Në të kundërtën ato do të vyshken dhe humben.Prandaj fëmijëve duhet patjetër tu ofrojmë hapsirën e duhur që tu mundësojmë të paraqesin çdo lloj aftësie të tyre.
Në zhvillimin e ndjenjës sociale (empati) është e nevojshme që ne vet prindërit të jemi model me fjalët dhe veprat tona pozitive!

Ndërsa sa i përket zhvillimit të intelegjencës te fëmijët,dr.Wingett thotë se në këtë fushë mund të flasim për 8 pjesë të ndryshme të intelegjencës.Ato janë:fjalët (dëshira e madhe e fëmijëve për të lexuar,apo për të shkruar),numrat (mbizotrimi i dhëshirës për matematikë),figurat (dëshira për të vizatuar apo pikturuar), muzika ( këndimi apo mësimi i ndonjë instrumenti muzikor) ,trupi (aftësia për sporte të ndryshme), natyra (dashuria për bimët dhe kafshët), esenca e individit (dëgjimi i zërit të mbrendshëm) dhe mjedisi (ata fëmijë që anojnë kah mjedisi,kanë aftësi për organizime grupore,etj) pra këto 8 fusha na orientojnë se cilin profesion jemi të aftë ta kryejmë. Një individ i shëndosh njerën prej këtyre duhet ta posedoj patjeter.

Mirëpo, është e rëndësishme të zbulojmë se cila prej këtyre fushave mbizotron më shumë te fëmijët,por në fund duhet t’ua lëmë atyre të zgjedhin se cilën fushë dëshirojnë ta ndjekin,sepse kjo është e drejtë e tyre themelore,përfundon Dr.Wess Wingett! /mesazhi/A.Murati/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit