18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Zhgënjehem me heshtjen e klasës sonë politike, intelektuale e mediale përballë tragjedisë së Halepit

Më të lexuarat

Në kohën kur e gjithë bota po solidarizohet me Halepin, hoxha i njohur nga Drenica, Osman Musliu ka kritikuar klasën tonë politike, intelektuale e mediale e cila sipas tij po qëndron e heshtur përballë asaj që po ndodh në Halep, duke harruar se në gjendje të tillë ishim edhe ne para 18 viteve. Ai po ashtu ka kritikuar edhe Bashkësinë Islame të Kosovës, heshtja e së cilës sipas tij është për tu çuditur.

“A dini pse ndonjëherë mbetemi të zhgënjyer ? Sepse besojmë se të tjerët janë të gatshëm të bëjnë atë që ne do të bënim për ta … ! Çka është duke ndodh me klasën tonë politike, intelektuale, mediatike e cila qëndron e heshtur përballë tragjedisë në Haleb/Aleppo. A mos e kanë harruar atë gjendje në të cilën ishim edhe ne para 18 viteve, apo ambiciet dhe interesat ditore i ka nxjerre edhe nga njerëzia e tyre (nëse kanë diçka të tillë…? Është për tu çuditur! edhe heshtja e kreut te Bashkësisë Islame i cili nuk del së paku me një deklaratë të vetme solidarizimi… Ajo që më gëzon në këtë tragjedi është se populli ynë po mërzitet dhe solidarizohet me këta njerëz te shtypur… Zoti mos na largoftë nga e Drejta”, ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit