3.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Zgjohu oj rini!

Më të lexuarat

Nëpërmjet këtyre tregimeve (shembujve) dua të tregoj nevojën e konsultimit dhe instalimin e të njëjtës në jetën tonë.

Tregimi i parë

Shkonim me motrën në ambulancë ta dërgojmë babin në një kontroll. Kuptohet i shtyrë në moshë e ne e kapëm për krahu. Njëri në njërën e tjetri në tjetrin krah ku në shkallët na priste mjekja jomuslimane e cila duke na parë ashtu me zë na u drejtua: ku po e dërgoni këtë plak! Plak apo i ri është babai im – iu përgjigja. Duke i mbarruar këto fjalë hymë brenda, atëherë mjekja tha: edhe ne punojmë ta kthejmë këtë!
MË HERËT I LARGONIM FËMIJËT TANË TË JETOJNË LARG NEVE (prindërve) E TANI INSISTOJMË QË EDHE ATO TË JETOJNË ME NE.

Tregimi i dytë

Një arkitekt në Suedi kishte bërë një plan të ndërtesës ku banorët do të jetonin si të ishin një familje. Çdo kush do të jetonte në banesën e vet por do të kishin restorantin e përbashkët ku do hanin së bashku dhe do jepnin kujdestari me radhë. Oborrin e ndërtesës do ta shfrytëzonin për të luajtur dhe për të pushuar dhe së sëbashku do të njoftoheshin mes veti. Kështu që, të moshuarit që nuk kanë fëmijë do luanin me fëmijët e familjes tjetër ndërsa fëmijët që nuk kanë gjysh dhe gjyshe do të konsideronin të moshuarit si të tillë. Ata që nuk kanë vëlla do e bënin fqiun vëlla e kështu me rradhë. Familje me plot kuptimin e fjalës. Pyetja qëndron, të tjerët duan ti instalojnë vlerat tona si parime jetësore e ne në emër të përparimit zhveshemi nga traditat tona dhe i marrim traditat e huaja dhe sot ndodh që prindërit mos të duan të jetojmë me fëmijët e mos të them me nuset e fëmijëve dhe anasjelltas. Për mos të ndodhin këto gjëra, sa më shpejt të instalojmë bisedën (konsultimin) sa nuk është bërë vonë. Ti hedhim paragjykimet se nuk do mirremi vesh duke ditur prej përpara se shoqëri ideale nuk ka dhe jetë pa probleme nuk ka. Të suksesshëm janë ata që dijnë të menaxhojnë me problemet duke e ditur se xhenneti është nën këmbët e nënës. Ata që përzgjedhin këtë rrugë ju uroj xhennetin. Zaten edhe qëllimi i jetës në këtë botë është pikërisht kjo.

Kenan Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit