6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Zgjidhjet Kuranore për problemet e sotme

Më të lexuarat

Ekzistojnë katër probleme madhore, të cilat janë të përhapura sot tek njerëzit, dhe në Kuran janë të specifikuara zgjidhjet e tyre:

1 – Nëse jeni të sprovuar me pasione, rishikojeni rregullsinë dhe korrektësinë tuaj në kryerjen e namazit:

“E, pos tyre, erdhën breznitë (e shëmtuara), të cilat braktisën namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të hasin në të keqe (në humnerën e skëterrës)…” (Merjem, 59)

2- Nëse ndjeni vrazhdësi të zemrës dhe vuani nga sjellja e keqe dhe pakënaqësia, rishikoni raportin dhe bamirësinë tuaj ndaj nënës suaj:

“(Më ka bërë) bamirës ndaj nënës sime e nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.” (Merjem, 32)

3 – Nëse ndiheni të dëshpëruar, të shqetësuar dhe të shtrënguar në jetë, rishikojeni qëndrimin tuaj ndaj Kuranit:

“E, ai që shmanget nga Libri Im, ai do të ketë jetë të vështirë dhe, Na në Ditën e Kiametit do ta ringjallim të verbër atë.” (Taha, 124)

4 – Nëse ndjeheni jo stabil dhe keni dyshime në ndjekjen e të vërtetës, rishikojeni mos zbatimin tuaj të asaj që e dëgjoni në këshilla (vaze):

“… E sikur të punonin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim.” (en-Nisa, 66)

/zuhdijaadilovic.com/

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit