10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Zgjerohet skandali i pedofilisë në BBC

Më të lexuarat

Skandalit të pedofilisë në rrjetin informativ BBC i është shtuar edhe një vazhdim shokues. Siç raportojnë mediat britanike Scotland Yard është afër arrestimit edhe të rreth dhjetë emrave me famë të shtëpisë informative BC, të cilët dyshohen për keqtrajtim seksual të vajzave të mitura.
Siç shkruan “ Daily Mirror”, gjatë ditëve në vijim policia do të duhej të arrestojë 12 persona, në mesin e të cilëve gjenden edhe disa yje të mëdha televizive.

Dyshohet se i prezantuesi i popullarizuari DJ Jimmy Savile, me bashkëpunëtorët e tij, ka dhunuar dhe keqtrajtuar më shumë se 300 vajza të mitura.

120 vajza tashmë kanë dhënë deponuar dëshmitë e tyre në polici, kurse janë 144 vajza që tashmë kanë pranuar se janë keqtrajtuar.

Shqetësues është fakti se dhjetëra vajza kanë konfirmuar se në keqtrajtimin e tyre kanë marrë pjesë edhe disa yje të njohura britanike televizive.

Derisa policia porosit se kësaj radhe askush nuk do t’iu ik, në opinion ka rrjedhur informacioni se policia edhe me herët ka pasur informacione për rastet e mundshme të keqtrajtimit, por i ka injoruar ato. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit