16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zgjerohet harta e vdekjeve misterioze në Amerikë, dyshimet tek cigaret elektronike

Më të lexuarat

Cigaret elektronike amerikane u ka marrë jetën 21 personave në 18 shtete. Zyrtarët shëndetësorë në Massachusetts konfirmuan të hënën se një person ka vdekur nga sëmundja e rëndë e mushkërive e lidhur me tymin e kësaj lloj cigareje.

Vdekjet janë raportuar gjithashtu në Alabama, Delaware, Florida, Georgia, Illinois, Indiana, Minnesota, Mississippi, Missouri, Nebraska, New Jersey, Virginia, Michigan, Pennsylvania, me dy vdekje në secilin California, Kansas dhe Oregon.

Ndërsa në shifrat e 1 tetorit të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), mbi 1.000 njerëz në SHBA vuanin nga dëmtimi misterioz i mushkërive.

Massachusetts ka zbatuar ndalimin më të rreptë të përkohshëm të cigareve elektronike, duke bllokuar të gjitha shitjet e pajisjeve, ndërsa shtetet si New York dhe Michigan kanë ndaluar vetëm cigare elektronike me shije.

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë janë akoma të pasigurt se çfarë saktësisht po shkakton sëmundjen e re, por u kanë kërkuar amerikanëve të qëndrojnë larg THC dhe cigareve të marijuanës, shumë prej të cilave shiten kontrabandë dhe kanë qenë të lidhura me mbi tre të katërtën e sëmundjeve të raportuara.

Një studim i botuar të hënën zbuloi se avulli i cigareve nikotike e shkakton kancerin e mushkërive tek minjtë, kur ata ekspozohen në doza të larta gjatë një viti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit