10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zgjedhjet në Kosovë/ 25 deputetë nën hetim

Më të lexuarat

Iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike në vend, më shumë tingëllon si demagogji politike, raporton KTV.

Në listat zgjedhore të subjekteve politike do të garojnë së paku 25 kandidatë për deputetë, të cilët kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria ose janë nën hetime për vepra të ndryshme penale.

Kjo po ndodh pasi Kosova ende nuk ka ligj, i cili ua ndalon këtyre personave të kandidojnë për deputetë.

Futja e personave që aktualisht ndiqen nga drejtësia, sipas Arton Demhasajt nga ‘ÇOHU’, nuk u jep alternativë qytetarëve të vendit. Presidenti Thaçi pat deklaruar se do ta mbështesë çfarëdo nisme që në listat zgjedhore të mos ketë njerëz të akuzuar dhe kjo iniciativë është mbështetur edhe nga diplomatët e huaj./syri.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit