6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zëvendësimi i vajit të makinës me Coca Cola, nuk doli të jetë ide e mire (Video)

Më të lexuarat

Deri më tani kemi parë se si Coca Cola mund t’i pastrojë pllakat dhe guaskën e tualetit, me anë të bonboneve Mentos të kthehet në fontanë, andaj pse të mos provohet edhe në makinë.

Drejtuesit e kanalit në YouTube që merret me eksperimente të ndryshme, e kanë hequr vajin nga motori dhe në të e kanë vënë pijen e gazuar, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, gjithçka është në rregull dhe automobili lëshon tingull, sikur të jetë duke punuar si është më së miri. Por, për një moment ka një zhurmë dramatike dhe gjithçka bllokohet.

Në këtë formë tregohet se pjesa që kërkon lubrifikim, ka mbetur pa materien rrëshqitëse dhe ka ndaluar.

Me anë të këtij eksperimenti që nuk rekomandohet ta bëni në shtëpi, iu kërkohet ta mbani nivelin e duhur të vajit dhe të mos e zëvendësoni me asgjë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit