7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Zënkë mes anëtarëve të BDI-së në Çarshinë e Shkupit

Më të lexuarat

Përleshen fizikisht dy anëtarë të BDI-së, drejtori i SHMQSH “Cvetan Dimov” Shaip Zeneli, dhe Bilgin Hajredini, ish përgjegjës në shkollën e mesme kimike “Marija Kiri Skllodovska”. Mësohet se madje ka pasur edhe gjuajtje me armë zjarri.

Disa dëshmitarë të rastit që ka ndodhur në afërsi të “Librarisë së Çarshisë” së Shkupit, kanë thënë për portalin “Libertas” se Bilgin Hajredini ka sulmuar fizikisht Shaip Zenelin. Drejtori i “Cvetan Dimov”-it pas kësaj ndodhie është kthyer në shtëpi për të marrë revolen dhe sipas dëshmive, është kthyer dhe ka gjuajtur në ajër.

Zeneli njëherit është kandidat i ri për drejtor në Fondin Pensional.

Të kontaktuar nga Alsat, edhe Hajredini edhe Zeneli mohojnë të ketë pasur ndonjë incident. Sipas tyre e gjithë ngjarja është trillim i portaleve. Rasti nuk është regjistruar në polici.

“Kategorikisht e mohoj një informacion të tillë. Janë trillime dhe konstruksione mediale. Asgjë nuk ka të bëjë me të vërtetën”, ka thënë për Aktuale.mk, Zeneli.

Redaksioa jonë mëson se shkas i zënkës ka qenë bojkotimi i nxënësve të shkollës së mesme “Maria Kiri Sllodovska”. Në ndërkohë e kemi kontaktuar edhe zëdhënësin e MPB-së, Ivo Koteskin, i cili ka thënë se rasti deri më tani s’është paraqitur në polici.

“Deri më tani nuk është paraqitur asnjë rast, që ashtu siç flitet ka ndodhur në Çarshinë e Shkupit”, tha Koteski për Portalb.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit