11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zekiri: Elhamdulilah jam shëndosh e mirë

Më të lexuarat

Ish gazetari dhe deputeti i LSDM-së, shqiptari Muhamed Zekiri është kërcënuar nga disa njerëz të shërbimeve informative, për shkak të suksesit të tij si politikan shqiptar në një parti maqedone. Pasi mediat përcjellën lajmet që ai është kanasour nga disa funksionar të Shërbimit Informativ të Maqedonisë, krah i fuqishëm i kryeminstrit Nikolla Gruevski ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook këtë shkrim: “Elhamdulilah jam shendosh e mire, tani edhe me i forte dhe me i vendosur se kurdo here per te vazhduar betejen kunder zullumqareve. Ju falemderit miqe te gjitheve per kujdesin dhe perkrahjen!!!
E drejta padyshim do fitoje me ose pa mua!!!
E di se ne kete rruge nuk jam vetem, nuk eshte vetem Muhamedi, ka shume e shume Muhameda qe do luftojne zullumqaret dhe drejtesia padyshim do te fitoje dhe kriminelet do te japin llogari!!!!
P.S Deshpruese eshte qe ende ka police te cilet ne vend se te jene ne sherbim te qytetareve vazhdojne te jene ne sherbim te kriminieleve si Mijallkovi dhe banda e tij. Nuk arrita edhe pas qendrimit disa oresh te jap deklaraten ne stacionin e policise Beko pasiqe polici kujdestar kishte frige te shkruaj deklaraten time kur permendja emrin e ish drejtorit te DSK-se Sasho Mijallkov.
I dashur police liria edhe per ty shume shpejte do vjen!!!
#KrimineletDoTeJapinLlogari”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit