6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Zëdhënësi i Qeverisë: Dyfishimi i pagës nuk është rritje e madhe

Më të lexuarat

Këshilltari për media i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi ka komentuar inciativën e mbledhjes së kravatave nga disa qytetarë si shenjë proteste për rritjen e pagave në Qeveri.

“Ishte e drejt qytetare performancë elegante me kravata para Qeverisë. Mua më ra hise të dialogojë me ta, donatorëve zemërgjerë të kryeministrit ua dorëzua si kundërvlerë raportin 100 ditorë si dhe kartolinën për urim të nënshkruar nga dora e kryeministrit Haradinaj”, ka thënë Matoshi, njofton Klan Kosova.

“U thashë se vlerësojmë çdo performancë, edhe lirinë qytetare edhe artistike pasi është e mbrojtur me kushtetutë. Ai djali që kishte dhënë idenë, më dhuroi një kravatë që do ta mbajë si kujtim të përhershëm”.

“Nuk është problemi te rrogat e Qeverisë sepse nuk ka ndonjë rritje të madhe”, është shprehur Matoshi në Zona B.

“Dy fish më të madhe e kam pasur rrogën sa kam qenë në media. Problemi është se është bërë vetëm një nivelizim, nivelizim pagash në tri institucione qendrore, Kuvend, Presidencë dhe Qeveri”.
Matoshi ka deklaruar se është nonsens që rroga në Presidencë të jetë gati katër mijë euro. Ai ka thënë se këto 100 ditë të Qeverisë Haradinaj këshilltarët politikë janë paguar me nga 400 euro.

“Kosova ka probleme me korrupsion endemik. Integriteti i qeverisë duhet ruajtur me një pagë të dinjitetshme”, ka shtuar ai ndër të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit