12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zbuloni vetëm me këtë test të thjeshtë nëse këto produkte janë të skaduara

Më të lexuarat

Poduktet ushqimore duhet të jenë gjithmonë në standartin e duhur në mënyrë që njerëzit të mos rrezikohen prej tyre. Ka shumë mënyra për të kontrolluar cilësinë e produkteve që hamë çdo ditë. Megjithatë, shumica e tyre kërkojnë ndihmën e profesionistëve ose pajisjeve speciale.
Por, në mënyrë që të shmangni një helmim apo problem tjetër shëndetësor të mundshëm, provoni këto teste të thjeshta për këto katër artikuj ushqimorë.

Mish i pulës
Kushtojini vëmendje vizave të bardha dhe shtresës së trashë të yndyrës në gjoksin e pulës. Nëse përmbajnë viza të tilla, u janë injektuar hormone për rritjen e shpendëve dhe pulat kanë fituar peshë shpejt. Një mish i tillë nuk është i shëndetshëm për shëndetin tuaj. Ngjyra poashtu është shumë e rëndësishme sepse nëse është e verdhë, nuk është e freskët. Ata duhet të kenë një ngjyrë të trëndafiltë dhe mish të butë.

Mjalti
Mjafton të hidhni pak mjaltë në një sipërfaqe. Nëse mjalti derdhet shpejt përhapet menjëherë në sipërfaqe, atëherë nuk është cilësor. Në të kundërt, nëse ai është i trashë do të thotë që është në standartin  e duhur. Nëse shijoni një ëmbëlsi të tepruar, kjo do të thotë se ky mjaltë përmban sheqer të bardhë.

Frutat dhe perimet e ngrira
Kontrolloni nëse një pako perime apo fruta të ngrira kanë copëza akulli në të. Nëse po, nuk është ruajtur siç duhet. Zgjidhni produktet që kanë akull mbi to.

Mishi
Kur zgjidhni mishin, shtypeni me gisht. Mishi i freskët duhet të jetë mjaft i qëndrueshëm për të zhdukur gjurmët e gishtave. Prijeni mishin përgjysmë: nëse mishi është i errët, por ka konturet e bardha, do të thotë se i janë injektuar hormone. Nëse kur e fshini me një pecetë nuk lë gjak apo lagështirë, atëherë është mish i freskët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit