1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Zbulohet “spiuni’ i Vatikanit

Më të lexuarat

Kryekamarieri i Papës ka nxjerrë informacionet sekrete nga Vatikani

Eshtë pikërisht kryekamarieri I Papës ai që ka nxjerrë jashtë Vatikanit dokumentet sekrete. Bëhet fjalë për Paolo Gabriele, ndihmës në dhomën e familjes së shenjtërisë së tij në rolin e kryekamarierit. Gabriele është marrë në pyetje nga promotori I drejtësisë në Vatikan, Nikola Pikardi. Autoritetet në Vatikan kishin dhënë më parë lajmin e arrestimit të një personi I cili kishte pasur me vete dokumente të rezervuara. Gabriele, konsiderohej gati si një pjesëtar I familjes së shenjtërisë së tij papa Benediktit të 16. Ai në fakt bën pjesë në një grup të rezervuar personash që lejohen të hynë Brenda familjes së Papës. Gabriele është një nga të paktët laikë që I lejohet të hyjë lirisht në dhomat e apartamenteve të Papës. Ai së bashku me familjen e tij jetojnë në një apartament në brendësi të rezidencës së shtetit të Vatikanit. Që në orët e para të mëngjesit detyra e tij është që të ndihmojë Papa Benediktin të vishet si dhe merr pjesë në meshën që Papa celebron në mënyrë private. Më pas ai e shoqëron në të gjitha takimet private apo publike. Pikërisht për këtë rol Gabriele ka pasur mundësi të marrë cdo dokument të mundshëm. Ditë më parë Vatikani e kishte cilësuar si akt kriminal publikimin e dokumenteve të rezervuara dhe të letrave private të Papës në një libër të gazetarit Xhanluixhi Nuci. Në fakt ato konsideroheshin si letra shumë sekrete, si dhe dokumente në lidhje me cështjet Boffo, dhe Emanuela Orlandin, si dhe takimet private të Benediktit 16. Tashmë sipas normave dhe ligjeve të Vatikanit, Gabriele do të përballet me një process gjyqësor dhe do ti duhet të tregojë se si I kanë rënë në dorë ato dokumente. Por arrestimi I kryekamarierit është vetëm kapitulli I fundit I asaj që është quajtur si Vatikanliks dhe I përplasjeve të brendshme në Vatikan./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit