Zbulohet rrjeti kriminal që shiste patentë shoferi

0
38

Mund të mos dish shkrim e lexim, por me 500 euro mund ta marrësh patentën për shofer pa asnjë problem. Madje, pa hyrë fare në provim. Mijëra shoferë të tillë qarkullojnë rrugëve të Kosovës me patentë, të marrë në mënyrë kriminale, falë një rrjeti të gjerë zyrtarësh të lidhur me Ministrinë e Infrastrukturës. Kjo mënyrë e pajisjes së shoferëve me patentë është zbuluar nga hetimet e deritashme të Policisë së Kosovës. Provat tashmë janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale. Nga të gjitha këto dëshmi, me e forta po konsiderohet dëshmia e ekzaminerit Samed Veseli, të cilën dëshmi hetuesja Valdete Gubetini dyshohet se ka dashur ta fshihte.

Veseli ka zbuluar para hetuesve rrjetin e njerëzve që kanë dhënë patentë shoferë të të gjitha kategorive.

Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”kohaislame