16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zbulohen dokumente konspirative: ISIL, lidhje me shërbimet inteligjente të Asadit

Më të lexuarat

Një raport i një organizate siriane të të drejtave të njeriut zbuloi lidhjen e ISIL-it me shërbimin e inteligjencës së regjimit Asad. Raporti bazohet në 280 faqe dokumentesh të ISIL-it të marra nga aktivistë sirianë, të cilat konfirmojnë besueshmërinë e raportit.

Në një prononcim për portalin e-Hurra, Muhamed al-Abdallah, drejtori ekzekutiv i Qendrës Siriane për Drejtësi dhe Përgjegjësi, u bëri thirrje KB dhe organizatave ndërkombëtare që të ekzaminojnë më nga afër shkallën në të cilën shërbimet e ISIL-it ishin të lidhura me strukturën e inteligjencës së Asadit.,

El-Abdallah tha që qendra e tij kishte kontaktuar një numër institucionesh ndërkombëtare të përfshira në hetimin e krimeve të luftës, dhe do t’i vinte në dispozicion dokumentet për to.

Ai konfirmoi që qendra e tij i trajtoi këto dokumente me shumë përgjegjësi dhe nuk do t’i bënte ato publike, por që ato do të viheshin në dispozicion të të gjitha organeve hetimore të shteteve të interesuara për të hetuar krimet e ISIL-it. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit