15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Zbulohen disa detaje të reja të Samsung Galaxy S10

Më të lexuarat

Drejtuesit kryesorë të kompanisë Samsung janë takuar kohët e fundit në Kinë për të diskutuar telefonin e ri që do të nxjerrin për përvjetorin e 10-të të Galaxy, S10.

Informacionet e dala deri tani tregojnë se Samsung do të përdorë një teknologji të re për njohjen e shenjave të gishtave. Tani do të mjaftojë që të vendoset gishti kudo nëpër ekran, dhe telefoni do ta njohë për ta zhbllokuar.

Po ashtu, sensorët që ndodheshin në pjesën e sipërme, do të mbulohen nga ekrani. E gjithë pjesa ballore do të jetë ekran. Sensorët dhe altoparlanti prej ku do të dëgjoni telefonatat, do të jenë po aty, të mbuluar me ekran. Teknologjia e fundit mundëson që sensorët të shohin që përtej ekranit, por përdoruesi nuk i sheh.

Një ndryshim i veçantë që pritet të ndodhë, është versioni “Edge”. Ekranet e S10 nuk do të jenë më të kthyer në anë, por do të jenë plotësisht të sheshtë.

Këto janë vetëm disa detaje, pasi Samsung është i vendosur që për 10-vjetorin të ofrojë diçka plotësisht të re, për të festuar jubileun.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit