11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Zbulohen dhe konfiskohen 160 rrënjë kanabis në Kërçovë

Më të lexuarat

Gjithsejtë njëqind e gjashtëdhjetë rrënjë kanabis janë gjetur dhe konfiskuar nga ana e zyrtarëve policor në Kërçovë. Aksioni është realizuar me 17 shtator në lokacione të ndryshme tek vendet “Bashoski nivje” dhe “Tairoski nivje” në eterin e fshatit Tuin të Kërçovës

Aksioni për konfiskimin vijoi pas disa njohurive operative se në fshatin Tuin ka disa parcela të mbjella me kanabis dhe të fshehura.

Gjatë aksionit, 108 rrënjë janë shkulur nga disa ara nga hapësira e përgjithshme prej 700 metrave katror tek vendi
“Tairoski nivje”, përderisa 52 rrënjë nga arat në hapësirë prej 40 metrave katror tek “Bashoski nivje”. Rrënjët e kanabisit pas konsultimit me prokurorin publik janë dërguar për ekspertizë në Ministrinë e punëve të brendshme në Shkup

Stacioni policor nga Kërçova ndërmerr masa të mëtutjeshme për vërtetimin e identitetit të personave që në mënyrë ilegale i kanë mbjell dhe mbikëqyr kanabisin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit