6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Zbardhen biseda të zyrtarëve shqiptarë për rastin “Monstra”

Më të lexuarat

Janë publikuar materialet e para të përgjimeve për rastin “Monstra”. Bëhet fjalë për, siç transmeton ina, biseda të zyrtarëve të lartë shqiptarë të BDI-së.

Në këto biseda protagonistë sipas transkriptit të Lidhjes Social Demokrate Maqedonase qëndron zyrtari më i lartë i BDI-së, sekretari i përgjithshëm Abdilaqim Ademi.

Sipas transkripteve të publikuara, në bisedën e parë midis Ademit dhe një personi me emrin Qimi bëhet fjalë për periudhën e ngritjes së aktpadive të personave të dyshuar për rastin Monstra, që ka të bëjë me vrasjen e pesë maqedonasve në afërsi të Liqenit të Smilkovcit në prill të 2012, për të cilën vepër u dënuan gjashtë shqiptarë me burgim të përjetshëm.

Ja transkripti i bisedës që evidentohet se është realizuar më 6 maj 2012:
A.A: Ende jeni në mbledhje ?
Qimi: Po!
A: Qimi, bisedo me dikë atje, le të ketë më shumë sqarime për opinionin, faktografike, për shkak se kështu shumë dilema po shfaqen. A ?
Qimi: Mirë. Unë i thash që ti ndajnë, ata pesë veta që janë të akuzuar drejtpërdrejt për veprën, dhe se të tjerët nuk kanë lidhje me veprën. Përshtypja se gratë me mbulesa kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjeve, kjo nuk ka lidhje me këtë.
A: Ka shumë dilema, madje të huajt shfaqin dilemat e tyre për shumë çështje, me mundësi që të jepen më shumë sqarime. Me mundësi që ata që nuk kanë lidhje me veprën të lirohen. Më pas të mbahen ata për armëmbajtje pa leje. Kjo punë duhet të kufizohet deri në një numër më të vogël.
6 maj 2012
Shefik i ka thënë Abdilaqimit se janë në Kosovë dhe për momentin janë tek familja e Hajradinajve. Abdilaqimi i ka thënë që kur të lirohet të lajmërojë për pak Bujarin për shkak se dëshiron ta konsultojë për takimin e mbrëmshëm.
Biseda e dytë siç shkruhet është midis personave N.B (Nevzat Bejta) dhe A.A (Abdilaqim Ademi ?) dhe kjo bisedë siç mësohet nga transkripti ka të bëjë me periudhën e protestave kundër rastit “Monstra”.
N.B (Nevzat Bejta) – A.A.
N: Unë sa dola prej xhamie. Në qendër janë grumbulluar diku 30 persona. Organizatorë janë një familje e PDSH-së, të cilët po tentojnë edhe me ne edhe me PDSH-në. Ata ishin diku 15 vetë, kjo është familja Fidanovski. Kanë një haxhi të mbyllur për bashkëpunim.
A: Aha
N.B: Janë grumbulluar disa prej atyre me mjekër. Bërtasin, u bënë nja 150 persona, tani duhet të shpërndahen. Poshtë Qeveria, poshtë BDI, poshtë N.G dhe kështu. Nuk kanë ndonjë organizim.
A: Poshtë N.B po thonë ose jo?
N.B: Jo, dhe “Allahu Akbar:. Unë isha në xhami, tek xhamia kuptova se do të nisen, edhe shkova tek xhamia. Më nxorën njerëzit. Më pyesnin, për atë u ndala në grupe i thash jo, nuk ka organizim, nuk ka asgjë, në rregull? Këtu në Gostivar nuk ka ndonjë problem.
A: Mirë.
N.B: Në Tetovë?
A: Në Tetovë nuk e di, këtu në lagje shëtisin.
N.B: Unë do vijë edhe pak andej, tash edhe pak.
A: Mirë eja.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit