7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zafir Berisha: A është e lehtë të jetosh në kohën e idiotëve?

Më të lexuarat

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha duket se është mjaft i frustruar me situatën aktuale në vendin tonë.
Ai këtë frustrim e ka shpreh përmes rrjetit social, Facebook, tu pyet se “A është e lehtë të jetosh në kohën e idiotëve?”.

Berisha, numron disa parregullsi që ai vlerëson se janë pjesë e jetës në vendin tonë.

Ja postimi i plotë i deputetit të Nismës:

Të jetosh në kohën kur fundërrinat dhe idiotizmi zënë hapësirë në jetën publike dhe mediale nuk është e lehtë. Kjo nuk është e lehtë veçanërisht për ata të cilët asnjëherë Kosovën nuk e kanë menduar kështu: Kur prapanica e një prostitute bëhet top lajm në mediet e shkruara dhe elektronike. Kur politikanet në media më shumë përshkruhen se sa janë seksi, se sa për vlera tjera. Kur studentja kushtëzohet nga profesori me shkuarje në shtrat. Kur spiuni bëhet patriot dhe shet mend se si duhet bëhet shteti. Kur dezertori shitet si komandant i UCK-së e komandanti mendon se Kosova është pronë e tij. Kur ai që ka dhënë gjymtyrët e trupit për këtë vend jeton i harruar dhe në mjerim si në kohen e mesjetës. Kur luftëtari i vërtet i UÇK-së ka mbetur në duart e dezertorit për tu verifikuar aktiviteti i tij ushtarak. Kur politikani edhe kur gënjen bëhet top lajm në media. Kur të vetë quajturit “analist” shesin mend duke menduar se vetëm ata dinë. Kur ai që ka dhënë qoftë 5 marka për Kosovën dikur në Gjermani, kurse në anën tjetër i ka vjedhur 500 mijë bëhet faktorë për shkak të vasalitetit ndaj politikës Kur hajduti i parasë publike respektohet nga qytetari edhe pse dihet që është hajdut. Kur dikush nuk të përshëndet as në rrugë edhe pse dikur e ke ushqyer me bukë. Kur analfabeti që ka diplomë me “vulë patate” është faktorë institucional. Kur hajnia,mashtrimi dhe prerja në besë quhet politik bërje. Kur “në emër të zotit me drejtësi” vidhet dhe pacienti trajtohet si mall “kusuritje”. Kur i jepet të drejtë , pa të drejtë edhe idiotit vetëm pse është faktorë në politikën ditore. Kur për një traktor dru shkon 2 vjet burg efektiv, e për 60 milion euro dënohesh 2 vite me kusht. Kur qytetari ankohet në polici për padrejtësi që i bëhet nga pushtetarët , polici i thotë mos u anko se nuk të del mirë. Kur nota kaluese në Gjimnaz jepet për 5 qebapë. Kur profesori i ndëshkon nxënësin vetëm pse prindi i tij nuk mendon politikisht sikur ai. Pas gjithë kësaj që thash natyrshëm shtrohet pyetja: kur në këtë vend do të kthehet jeta normale dhe kur do të vlerësohen vlerat e mirëfillta, kur do të gjykohet i pa drejti dhe të vlerësohet i drejti, kur drejtësia dhe ligji do të jenë mbi të gjitha, kur amoraliteti nuk do të trajtohet si moral.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit