Zafar: Myslimanët janë viktima e vërtetë e terrorizmit

0
44

Përfaqësuesi i posaçëm Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry për Myslimanët Sharik Zafar, ka thënë se viktimat reale të terrorizmit janë vetë myslimanët.

Në një reportazh për TRT-në Zafar tha: “Flitet për luftën dhe islamin, por ata që kanë vrarë më shumë myslimanë janë organizata terroriste DAESH dhe grupet e saj terroriste”.

Duke thënë se detyra e tij është të ndërtojë lidhje me myslimanët e anembanë botës dhe të punojë për të gjetur drejtime dhe qëllime të përbashkëta, Zafar e vlerësoi me këto fjalë pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për myslimanët:

-“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi një pakicë të vogël në numër, por numri i tyre po rritet duke krijuar një komunitet të suksesshëm. Presidenti Obama gjithmonë thotë: “Kur është fjala për Islamin dhe Amerikën nuk ka përjashtime të llojit “Ne dhe Ata, por vetëm Ne”. Sepse edhe myslimanët janë një pjesë e Amerikës”.

Ndërsa formulën e promovimit të fytyrës së bukur të Islamit, fe që tentohet të ndërlidhet me ngjarjet terroriste, përfaqësuesi i posaçëm për myslimanët në SHBA e shprehu me këto fjalë:

-“E vërteta është se në se i njihni nga afër myslimanët, atëherë edhe mendimi juaj rreth Islamit do të jetë pozitiv. Ajo çfarë duhet të bëjnë myslimanët në Amerikë dhe Evropë është që ta prezantojnë veten fillimisht tek fqinjët dhe të deklarohen se ato çfarë ndodhin nuk pasqyrojnë aspak ata apo besimin e tyre”.