11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Zaev: Më shumë se 5 miliardë euro janë nxjerrë nga Maqedonia nga familja e Gruevskit

Më të lexuarat

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, flet për krizën politike në Maqedoni, “qorr sokakun” deri ku ka shkuar situata dhe zgjidhjet e mundshme për daljet nga i njëjti.
Zaev edhe një herë porositi që presidenti Gjorge ivanov është destabilizuesi kryesor i vendit dhe me mosdhënien e mandatit, ai i jep hapësirë Nikolla Gruevskit që të ikë nga përgjegjësia. Megjithatë, ai thotë se edhe pse ka mundësi që pa mandatin e Ivanovit të formohet Qeveria, LSDM ende përmbahet për shkak të rrezikut nga eskalimi i protestave.

“Ivanov dhe ky pushtet në ikje që është jo-serizor i kanë shkelur të gjitha parimet e demokracisë parlamentare, e gënjejnë popullin dhe i hapin rrugë për krizë të sigurisë. Atë si politikan përgjegjës, me mbështetje që të jem kryeministër i ardhshëm, e kam për obligim që ta ndalojë. Do të vazhdojmë me hapa të mençur, nuk do t’i lejojmë skenarët që i duan për eskalim të situatës”, thotë Zaev.

Lideri i LSDM, Zoran Zaev ka theksuar se më shumë se 5 miliardë euro janë nxjerrë jashtë shtetit nga Gruevski dhe familja e tij.

“Ata do të duhet ti kthejnë këto para. Do të ketë konfiskim të pronës së përfituar përmes kriminalitetit, duke zbatuar praktikat evropiane”, ka theksuar Zaev në intervistën për gazetën serbe “Politika”.

Sipas tij, sa më shpejt duhet të formohet qeveria reformatore, e cila do ta nxjerrë vendin nga kriza.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit