12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Zaev: Do të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik me Turqinë

Më të lexuarat

Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Turqisë do të intensifikohet, do të punohet në rritjen e këmbimit tregtar mes dy vendeve, por edhe të investimeve të reja të cilat janë të rëndësishme për rritjen ekonomike, porositi sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me delegacionin nga Oda Ekonomike e Maqedonisë – Turqi (MATTO). Zaev u bëri thirrje kompanive vendore, anëtareve të MATTO, të hyjnë, siç tha, në investime të reja për të cilat do të marrin ndihmë dhe mbështetje të fuqishme nga shteti.

“Suksesin e punës së Qeverisë së re e shohim përmes suksesit që do ta arrijnë kompanitë private dhe biznesi. Përcaktimi ynë i fuqishëm është që punojmë si servis i juaji, t’i zgjidhim problemet, por edhe t’i hapim perspektivat për investime të reja dhe zhvillim të bizneseve tuaja. Besojmë se nëse biznesi shkon përpara, do të hapen shanset për standard cilësor të jetesës të të gjithë qytetarëve. Qeveria punon në ndërtimin e klimës së biznesit të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm që të mundeni ju dhe kompanitë tuaja lirisht të planifikoni, të ndërtoni strategji po edhe me guxim të hyni në investime të reja”, theksoi kryeministri. Përfaqësuesit e MATTO-s, të kryesuar nga kryetari i Odës Ajdovan Ademovski, shprehën mbështetje në politikat ekonomike qeveritare dhe pritje për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen. Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev, si dhe këshilltarët e Zaevit për ekonomi, shëndetësi, energjetikë dhe bujqësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit