13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

YouTube merr vendimin drastik, çaktivizon komentet në këto video

Më të lexuarat

YouTube deklaroi se do të çaktivizojë komentet në thuajse të gjitha videot ku shfaqen fëmijë nën moshën 18 vjeç në përpjekje për t’i mbrojtur ata dhe familjet e tyre. YouTube fillimisht çaktivizoji komentet tek ato video që tërhiqnin komente të papërshtatshme dhe negative por gjithashtu dhe ato me natyrë seksuale.Por tashmë do të çaktivizojë komentet në çdo video ku shfaqen minorenë. Ndryshimi do të hyjë në fuqi në muajt në vijim.

Platforma detajoi në një postim në blog planin për të mos lejuar komentet në videot e fëmijëve të moshave të reja. Në mesin e këtyre videove mund të jenë edhe ato të ngarkuara nga prindërit e fëmijëve. Ndërsa videot ku shfaqen fëmijë të rritur në moshë komentet nuk do të çaktivizohen vetëm nëse vërehen se ato kanë tërhequr komente të papërshtatshme.

Vetëm një numëri të vogël krijuesish në YouTube, do tu lejohen komentet. Megjithatë dhe në ato video komentet do të moderohen në mënyrë aktive. YouTube thotë se ka zhvilluar një sistem i cili është më i mirë në identifikimin e komenteve dhe fshirjen e tyre.

Aplikacioni i YouTube për fëmijë, YouTube Kids, më herët është kritikuar për algoritmet që përdor për të kuruar përmbajtjet. Video të papërshtatshme jo rrallë herë u kanë shpëtuar filtrave të platformën dhe mbërritur gjer te fëmijët

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit