12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Yllzana Abdi, hafizja e re që del nga xhamia e Rinisë në Tetovë

Më të lexuarat

Dua Hifzi dhe Hatme në Tetovë

Më 24.04.2016, (e diel), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së “Rinisë” pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes të re, Yllzana Abdi, të filluar pranë muhafidhit Hfz. Ibrahim Alija, më 10.10.2014 dhe të përfunduar më 15.04.2016.

Hafizja e re e lindur më 20.06.2001, në Tetovë. Provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:

1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryeimam, kryetar;

2. Hfz.Imer ef. Kamberi, anëtar;

3. Doc. Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili anëtar.

Gjishashtu xhemati i xhamisë së “ Rinisisë” pati fatin që të ndëgjojnë hatme edhe nga nxënësit e mektebit të xhamisë së tyre. Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit, mori pjesë Muftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Sekretari i përgjithshëm i BFI-së Irsal ef. Jakupi, Muftiu i Strugës Salim ef. Sulejmani, ish Myftiu i Tetovës Alifekri ef. Esati, profesorët e Medresesë, disa nga profesorët e UT-së, hoxhallarët e Tetovës me rrethinë, si dhe një numër shumë i madh i xhematit.

Të dhënat për hafizen e re i prezentoi Kryeimami, kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, fjalën e rastit e mbajti Sekretari i përgjithshëm i BFI-së Irsal ef. Jakupi. Ai hafizes së re si dhe nxënësve të cilët kanë kryer hatmen iu shprehu urime për hifzin e bërë dhe hatmen e përfunduar duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë.

Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga ish Muftiu i Tetovës, dhe dhënien e diplomave dhe certifikatën e hifzit nga ana e Muftiut të Tetovës dhe Sekretarit të përgjithshëm të BFI-së, ndërsa namazin e drekës priu Muftiu i Strugës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit