11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ylli i sportit të ragbisë Sonny Bill Williams viziton Mekën

Më të lexuarat

Superylli i Ragbit Sonny Bill Williams ka udhëtuar për në Arabinë Saudite për të bërë një umre duke filluar vizitën në xhaminë AI-Masjid an-Nabawi në Medinë. Është vendi i dytë më i shenjtë në Islam pas Xhamisë së Madhe të Mekës.

32-vjeçari u rrit si i krishterë, por u konvertua në Islam në vitin 2008. Ai e vlerëson besimin e tij duke e që ia ka ndryshuar jetën e tij dhe rregullimin e reputacionin e tij të keq. Ai tash është një burrë i përkushtuar ndaj gruas së tij Alana me të cilën është martuar në vitin 2013 dhe ka dy vajza.
“Koha kur ndjehem më i lumtur është kur fal namazin”, tha Williams për Daily Mail. “Si nuk mund të kurseni 25 minuta të ditës tuaj për të falënderuar? Unë shikoj se nga kam ardhur dhe ndihem i bekuar”.

“Unë ende ndjehem si i njëjti person, por konvertimi më ka dhënë kënaqësi dhe lumturi që nuk di të shpjegoj”.

https://www.facebook.com/OnePathNetwork/videos/1940396289322651/

Përkushtimi i tij publik ndaj besimit të tij nuk ka qenë pa polemika. Në fillim të vitit 2017 ai u bë temë e zjarrtë duke kundërshtuar mbishkrimin me logon e sponsorit të BNZ në Blues .

Si musliman, kamata shkelte besimin e tij. Ai filloi një “kundërshtim të ndërgjegjshëm” dhe shpjegoi qëndrimin e tij në një deklaratë të lëshuar nga Rugby Union.

“Kundërshtimi im ndaj veshjes së fanelës ku sponsorizohen tregjet e bankave, alkoolit dhe të lojërave të fatit janë thelbësore për besimin tim fetar dhe është e rëndësishme për mua që të kenë marrë këtë përjashtim.

“Ndërsa çdo ditë mësoj më shumë dhe zhvilloj një kuptim më të thellë të besimit tim, nuk ndjej kënaqësi duke bërë gjëra që i kam bërë. Pra, ndërsa një logo në një fanelë mund të duket si një gjë e vogël për disa njerëz, është e rëndësishme për mua që unë bëj gjënë e duhur në lidhje me besimin dhe shpresën time dhe që njerëzit ta respektojnë atë “.

Një kompromis u arrit mes New Zelanda Rugby, Blues, Investec (sponsori i konkurrencës) dhe BNZ dhe Williams u lejuan të mbanin një reklamë të posaçme në fanellë duke sponsorizuar brandin Plunket./KohaIslame.com/

https://www.facebook.com/OnePathNetwork/videos/1940396289322651/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit