6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Yjet e Realit mbërrjnë në Abu Dhabi, gratë iu ikin në xhami

Më të lexuarat

Real Madrid ka mbërritur në Abu Dhabi, në kuadër të Kupës së Botës në klube, ku pritet të përballet në një gjysmëfinale me Al Jazira-n, kampionen e Emirateve.

E ndërsa lojarët madrilenë kanë vijuar axhendën e tyre stërvitore, disa prej bashkëshorteve respektive, nga ato që e kanë patur më dëshirë për të udhëtuar drejt vendit të pasur të Gjirit, kanë zgjedhur të vizitojnë xhamine famshme “Sheikh Zayed”, sigurisht duke vënë shami në kokë.

Ato ishin Adriana Pozueco, Clarice Alves dhe Andrea Salas, bashkëshortet e Theo Hernandez, Marcelo Vieira dhe Keylore Navas.

Kjo xhami është më e madhja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga më të mëdhatë në botë, ku gjatë muajit të Ramazanit vizitohet nga më shumë se 50.000 besimtarë. Por për më tepër, është dhe një vend vizitash për me motiv turizmi. /tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit