9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Yıldırım thirrje popullit dhe partive politike që të ruajnë unitetin

Më të lexuarat

Yıldırım deklaroi sot në Ankara se organizata terroriste FETO ka themeluar rrjet personal për komunikim në të cilin janë të përfshirë mbi 50 mijë njerëz

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi sot në Ankara se organizata terroriste FETO ka themeluar rrjet personal për komunikim në të cilin janë të përfshirë mbi 50 mijë njerëz. Ai i ka bërë thirrje popullit dhe partive politike në vend të ruajnë unitetin të cilin e shfaqën gjatë ditëve të kaluara, raporton Anadolu Agency (AA).

“Partitë politike, në veçanti Partia Republikane Popullore (CHP) dhe Partia Lëvizja Nacionale (MHP) kanë dëshmuar një qëndrim të prerë. Ato dëshmuan se janë kundër puçit, kundër tankeve dhe armëve dhe se janë për demokraci dhe solidarizim. Menjëherë na morën dhe shfaqën përkrahjen e tyre që ka vazhduar edhe gjatë tentativës për grusht shteti”, tha Yıldırım duke apeluar që të ruhet uniteti.

Kryeministri turk ka komentuar edhe zhvillimet rreth organizatës terroriste FETO. “Ata kanë rrjet personal komunikimi, ku kanë formuar infrastrukturë personale për komunikim të cilin askush tjetër nuk e shfrytëzon. Në atë infrastrukturë gjendën të përfshirë mbi 50 mijë njerëz. Në vijim e sipër është veprimi edhe ndaj tyre”, tha Yıldırım.

Sipas tij pas tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi, nga detyra janë pushuar 81.494 persona, në mesin e të cilëve edhe ushtarakë dhe gjykatës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit