6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Yildirim: Presim nga Gjermania që të ekstradojë puçistët e FETO-s

Më të lexuarat

Kryeministri turk, Binali Yildirim, deklaroi se nga Gjermania presin që të ekstradojë anëtarët e organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), që janë arratisur në këtë vend pasi morën pjesë në tentativën për grusht shteti…

Kryeministri turk, Binali Yildirim, deklaroi se nga Gjermania presin që të ekstradojë anëtarët e organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), që janë arratisur në këtë vend pasi morën pjesë në tentativën për grusht shteti të 15 korrikut 2016.

Binali Yildirim iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas namazit të xhumasë.

“Ne kërkojmë nga Gjermania që të mos strehojë, të mos tolerojë dhe të ekstradojë në Turqi për t’u gjykuar anëtarët e FETO/PDY-së, që janë përzierë në këtë grusht shteti. Sikurse Gjermania, edhe Turqia është një shtet ligjor. Këta do të gjykohen dhe ndëshkohen (për çfarë kanë bërë) sipas kornizës ligjore”, tha shefi i Ankarasë zyrtare.

Ai vlerësoi gjithashtu deklaratën e Kancelares gjermane, Angela Merkel, që është shprehur kundër përditësimit të Marrëveshjes së Unionit Doganor me Turqinë.

“Unioni Doganor nuk duhet të jetë një çështje, për të cilën Gjermania të vendosë e vetme në emër të Bashkimit Evropian. Gjermanisë i duket vetja sikur të ishte përgjegjëse e të gjithë BE-së. Kjo nuk është e drejtë; bie ndesh me organizimin, parimet dhe praktikat institucionale të Unionit. Domethënia e kësaj është imponim”, u shpreh kreu i ekzekutivit turk.

Sa i përket mundësisë për organizimin e një operacioni ushtarak në Siri, Kryeministri Yildirim saktësoi që operacionet kundër elementëve terroristë në rajon janë përherë në rendin e ditës së qeverisë.

“Jemi duke marrë vazhdimisht masa ndaj kërcënimeve, të cilat mund të na paraqiten nga organizatat terroriste DAESH dhe PKK/PYD në atë rajon”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit