11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Yasir Qadhi tek kampi i refugjatëve në Liban, ja çfarë pa aty

Më të lexuarat

Njihni Muhamedin 11 vjeçar. Eshtë një djalë nga Siria, që aktualisht jeton në një nga ato kasollet në qytetin e ngritur për refugjatët në Liban.
Mos u mashtroni nga buzëqeshja. Kjo buzëqeshje e bukur fsheh aq shumë dhimbje.
Pas kësaj buzëqeshjeje është një jetim i ati i të cilit vdiq dhe nëna e tij nuk dihet ku është.
Pas kësaj buzëqeshjeje është përgjegjësia e një vëllai më të madh që duhet të kujdeset për motrën e tij 8 vjeçare, Lara, pa asnjë prindër.
Pas kësaj buzëqeshje është një optimizëm që pret më të mirën nga Allahu, pavarësisht temperaturës nën zero dhe mungesës së veshjeve të trasha, të energjisë elektrike dhe ngrohjes.
Pas kësaj buzëqeshjeje është besimi i pastër, i paprekur nga tmerret e luftës, nga uria, nga ikja dhe nga vdekja.
Ne nuk mund t’i zgjidhim të gjitha problemet e Muhamedit. Por ne mund ta rrisim atë buzëqeshje gëzimi, për të dhe për mijëra të tjerë si ai.
Na ndihmoni të ndihmojmë refugjatët sirianë që jetojnë në kushtet e ngrirjes në të ftohtë. Unë sapo u ktheva nga kampet e tyre dy ditë më parë, dhe po punoj me Fondacionin READ dhe organizatat bamirëse lokale për të ofruar pako dimri për njerëz si Muhamedi.
Ju lutemi, kontriboni në linkun më poshtë, dhe SHARE këtë post në mënyrë që të tjerët ta shohin gjithashtu.

https://www.launchgood.com/project/winter_campaign_for_syrian_refugees?fbclid=IwAR2tbbe0Nde190E_Q3LHHX1gGw4uqba-Y1yWVmghP5FCPWi5Cj5GB1kLshQ#!/

Unë jam personalisht i përfshirë dhe i monitoroj këto donacione, dhe çdo gjë që jepni do të arrijë kampin e Muhamedit dhe kampet përreth brenda disa ditësh.

Jepni, të dashur vëllezër dhe motra, kështu Allahu na shton pasurinë në mënyrë që të mund të vazhdojmë të japim akoma dhe më shumë.

Yasir Qadhi

Përkthim: Brunilda Basha

gruaja.org

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit