11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Xhirohet nga fotografi kosovar shpendi i rrallë i përmendur në Kur’an (VIDEO)

Më të lexuarat

Pupëza, është njëra nga shpendët më të rrallë që shihet ndonjëherë. Nga një video që është bërë në Komunën e Kamenicës shihen pamje të bukura nga natyra me lëvizjet e ndryshme të shpendit në fjalë. Xhirimin e ka bërë fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi në Dardanë (Kamenicë)

“Sot bashkë me shokun Besnik Jakupin kemi për të kërkuar Pupëzën (Upupa epops, emri shkencor). Falë Zotit, ajo u kthye nga shtegëtimi dhe ne arritëm të bëjmë xhirim dhe disa fotografi dhe për këtë falenderoj All-ahun, sepse nuk kam pritë kurrë të xhiroj ndonjëherë aq afër “, ka thënë Mavriqi.

Vlen të përmendim faktin se shpendi është përmendur edhe në Kur’an.

Allahu i Lartësuar e përmend këtë shpend në Kuran në rastin e profetit Sulejman alejhi selam, profet ky që Allahu ia kishte mundësuar ta kuptonte edhe gjuhën e shpezëve, madje ishte profeti dhe njeriu më i pushtetshmëm dhe mbetet ashtu. Citimet nga Kurani aty ku përmendet pupëza:

  • 27:17. E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët dhe ata mbanin rendin.
  • 27:18. Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”.
  • 27:19. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mundëso që t’i falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!
  • 27:20. Dhe vështroi shpendët e tha: “Ç’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!”
  • 27:21. Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta therë ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).
  • 27:22. Ajo nuk zgjati shumë e tha: “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt”.
  • 27:23. Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.
  • 27:24. Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
  • 27:25. (i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
  • 27:26. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.
  • 27:27. Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!”
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit