8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Xhirim i ri nga Lagja e Trimave në Kumanovë: Polici maqedonas i shanë nënën shqiptarit të arrestuar (Video)

Më të lexuarat

Xhirimi i ri nga aksioni policor në Kumanovë që është paraqitur në “youtube”, sjell edhe një moment skandaloz. Gjatë arrestimit të njërit prej pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, dëgjohen ofendime të shara vulgare prej një polici ndaj pjesëtarëve të grupit të Kumanovës.

“Lidhe, he nënën ….”, dëgjohet fjalori i pistë i njërit prej policëve.

Këtë pjesë të videos që përmban të sharat e policit maqedonas, mund ta përcillni nga minuta 1:20 sekonda deri në minutën 1:40 sekonda, shkruan “Lajm”.

Aksioni policor në Kumanovë ndodhi më 9 dhe 10 maj, kur ministre e punëve të brendshme ishte Gordana Jankullovska, për zgjedhjen e së cilës ka votuar disa herë BDI-ja, duke përfshi liderin e tyre “legjendar”, Ali Ahmetin.

Kjo do të thotë se gabim e ka shefi i shtabit zgjedhor Bekim Neziri, kur thotë se duhet të presim 24 prillin që të shohim se kush është BDI-ja. Jo, jo. Shqiptarët kanë pasur shumë raste deri tani të shohin fytyrën e “bukur” të BDI-së, duke përfshi edhe 9 dhe 10 majin e vitit të kaluar në Kumanovë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=27&v=DcXv40FhVhI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit