8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Xhihadistëve u ofrohet hotel me pesë yje nëse kërkojnë të… çradikalizohen!

Më të lexuarat

Pishinë e brendshme, tarraca plot diell dhe personel të dedikuar, kjo qendër ndodhet në Riad në një rezidencë pushimi me pesë yje për një strukturë çradikalizimi për xhihadistët.

Vend tranziti mes burgut dhe lirisë, ky kompleks relaksues është simbol i një strategjie saudite mjaft të diskutueshme për riedukimin e xhihadistëve, e fokusuar më shumë në shërimin ideologjik sesa në shtrëngimin për të ndryshuar qasje.

Qendra e këshillimit dhe orientimit ”Mohammed ben Nayef”, e drejtuar nga fetarë dhe psikologë, ka si mision për të penguar të dënuarit që t’i bashkohen xhihadit.

“Ne do të përqëndrohemi në korrigjimin e ideve të gabuara”, thekson Yahya Abou Maghayed, drejtor i qendrës, duke shoqëruar një grup gazetarësh në kompleksin e gjerë të rrethuar nga palmat, me një makinë golfi.

Ish-anëtarë të Al-Kaedës apo talebanë janë akomoduar në një seri ndërtesash të ulëta, të pajisura me televizorë me ekranë të mëdhenj, në mesin e lëndinave të trajtuara me kujdes të veçantë.

Ata kanë akses në një palestër force, në apartamente të rezervuara për vizitat bashkëshortore dhe në një klinikë.

“Ne po bëjmë të mundur që ‘përfituesit’ të kenë ndjesinë që janë njerëz normalë dhe që kanë ende një shans për t’u riintegruar në shoqëri”, sqaroi Abou Maghayed duke shtuar se qendra refuzon t’i cilësojë ata të burgosur apo të ndaluar.

Qendra kërkon ta bëjë të vështirë rikthimin te aktet e dhunës duke inkurajuar kryesisht lidhjet familjare, martesat dhe lindjet si dhe përdorimin e terapisë së artit./atsh/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit