9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Xhifri, sufisti që bën thirrje për një Islam amerikan

Më të lexuarat

Nga  Selman Rashid el Amari
Thirrësi sufist Ali el Xhifri ka lindur në Xhideh të Arabisë Saudite në vitin 1391 H ose 1971. Ai u rrit në tokën e Hixhazit aty ku banonte edhe familja e tij, e cila u arratis nga Jemeni në mesin e viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, për shkak se babai i tij ishte një politikan i njohur. Ai quhej Abdurrahman bin Ali bin Muhamed el Xhifri, kryetar i partisë “Lidhja e bijve të Jemenit” një nga përkrahësit e partisë socialiste në përpjekjen e kësaj të fundit për ndarjen e Jemenit, përpjekje e cila ndezi luftën civile në vitin 1994 në Jemen. Babai i Xhifrit konsiderohet një nga personat e kërkuar në listën prej 16 personash të qeverisë jemenase, bashke me të cilët është i akuzuar për një çështje penale në vitin 1997, ku vendimet e gjykatës varionin nga dënimi me vdekje deri me burg nga 2 deri 10 vjet.
Përsa i përket nivelit të përgatijes shkencore Xhifri nuk mban asnjë dëshmi universitare dhe në të gjitha rastet tregohet i kujdesshëm që të prezantohet para publikut përmes kanaleve satelitore dhe në të gjitha pjesëmarrjet e tij nëper takime dhe kongrese si “ligjërues në Dar el Mustafa” në Hadrameut. Dar el Mustafa është një teqe sufiste në të cilën Xhifri flet shumë në lidhje me mashtrimet dhe gënjeshtrat të rrymës sufite të pretenduar.
Thirrësi Xhifri mori famë pas shfaqjes së tij në fillimet mijëvjeçarit të ri menjëherë pas ngjarjeve të 11 Shtatorit dhe në koherencë të plotë me luftën mediatike kundër të ashtuquajturit “terrorizëm” dhe përkrahjes dhe përhapjes së atij që sot quhet “Islami i ekulibruar” nën ndriçimin e prozhektorëve të kanaleve me mungesë të theksuar morali siç ishin kanalet egjiptiane Dream2 dhe Mahwar, pas të cilave qëndrojnë njerëz që nuk kan asnjë lidhje me Islamin.
Raportime të shumta gazetareske kanë indetifikuar në shumë raste faktin se aktori i kenemasë Vexhdi el Arabi ka luajtur një rrol të pazavendësueshëm për prezantimin e Xhifrit në mjediset e “artit” dhe ia ka lehtësuar atij shumë njohje, të gjitha këto me porosi nga “porta e lartë” në Egjipt, e cila ka marrë përsipër ngrtijen e “Shtetit të Eshrafëve” në Hixhaz që prej periudhës së abasitëve deri në ditët tona.
Por qeveria egjiptiane kërkoi prej Xhifrit që ta linte Egjiptin pasi vuri re se pas thirrjes dhe propagandës së tij qëndronte Shoqata e Ehli Bejtit në Egjipt, e cila filloi të kishte aktivitet shumë aktiv pas Shtatorit të vitit 2000 dhe që filloi të shfaqej si një kartë presioni kundër Arabisë Saudite. Kjo shoqatë publikoi disa të dhëna kohët e fundit ku i kërkonte Arabisë Saudite që të fitonte të drejtën e drejtimit të Principatës së Hixhazit dhe Mekës, organizimit të Haxhit dhe pronësinë e ujit të Zemzemit, si një përpjekje të dështuar për të fituar vëmendje mediatike. Ndjekësit e Xhifrit dhe dashamirësit e tij e shfrytëzuan këtë kërkesë të qeverisë egjiptiane për largimin e tij në vitin 2001 për ta paraqitur si një hero dhe një thirrës i madh plot me sakrifica, ku ndër të tjera u përmend edhe fakti se ai kishte patur ndikimin që një pjesë e artisteve egjptiane të vendosinin shaminë…gjë të cilën e ka mohuar çdo kush që është takuar me Xhifrin.
Në fillimet e tij Xhifri tregohej tepër i kujdesshëm që të mos përfshihej në çështje politike, qoftë edhe për të folur në mënyrë rastësore në lidhje me gjëndjen e ndezur dhe të rëndë njerëzore që po kalon umeti në të gjithë globin, në mënyrë që të gjitha energjitë e tij ti përqëndronte në mënyrë të përqëndruar në aspektin këshillues dhe orientues, deri në atë masë u distancua nga çdo qëndrim apo deklarim i qartë në lidhje me ngjarjet e njëpasnjëshme që po ndodhnin në mijëvjeçarin e ri apo serialit të luftrave që ndërmori Perëndimi në rajon dhe në pjesën më të madhe të botës arabe dhe islame.
Pas shfaqes së Xhifrit në media dhe daljes së tij para publikut të gjërë, ai u bë i njohur për shmangien e të gjitha tematikave apo situatave ku kritikoheshin shtete apo regjime, apo aty ku bëhej fjalë për mez’hebe, grupacione, juristë të Islamit dhe dijetarë, qoftë edhe në bisedat shkarazi dhe të përcipta në lidhje me rrymat, partitë, organizatat dhe personalitetet. Xhifri shmangej shpesherë me përgjigje diplomatike, duke kërkuar ndjesë apo duke i shpëtuar në mënyrë të vazhdueshme përgjigjes ndaj pyetjeve që i bëheshin, gjë e cila bëri që shumë kundërshtarë të tij të tërhiqnin vërejtjen ndaj tij dhe ta akuzonin për përdorimin e “tukjes” siç veprojë shiat në shumë biseda që bënte me ndjekësit e tij dhe për manipulimin që ushtronte ndaj tyre.
Sufisti Xhifri posejdon aftësi dhe dhunti kominukese dhe ligjëruese, ka ndikim të fortë dhe të jashtëzakonshëm mbi publikun, aftësi të cilat e kanë futur shume shpejt në rrethin e famës brenda një kohe shumë të shkurtër. Për ta arritur këtë e ka ndihmuar shumë edhe dalja e tij nëpër kanale televizive satelitore me imazhin e një njeriu të thjeshtë dhe të drejtëpërdrejtë, që flet në mënyrë të rrjedhshme dhe të butë, me pamje tepër tërheqëse dhe intigruese, si dhe me një buzëqeshje që përfshin të gjithë fytyrën e tij.
Paraqitja e Xhifrit është e fokusuar në mënyrë të veçantë në çështjet orientuese dhe këshilluese, duke shmangur gjithçka tjetër që nuk ka të bëjë me këto të fundit, në një proçes prezence dhe shfaqje në jetën reale. Në fillimet e aktivitetit dhe lëvizjeve të tij Xhifri investoi shumë në bisedat dhe ligjëratat që kanë të bëjnë me çështjet e zemrës, moralit dhe etikës, duke marrë e rrolin e një njeriu me ligjërim këshillues dhe të dhimbsur. Në këtë mënyrë Xhifri fitoi zemrat dhe dhe ndikoi tek njerëzit duke fituar shumë ndjekës, shto këtu edhe faktin e paraqitjes së vetes së tij para publikut si njëri që rrjedh nga Ehli Bejti, familja e Profetit a.s. dhe si njeriu që bashkon mes sufizmit dhe bashkohores.
Por në të vërtetë, fama e sufisit Xhfri dhe paraqitja e tij pompoze në publikun e gjërë, si dhe nxjerrja e në pah e tij si një model në të gjitha mjetet e kominikimit masiv dhe mediatik nuk është investim i tiji dhe as meritë e aftësive të tij në ligjërim dhe as e forcës së ndikimit të tij mbi publikun e gjërë. Më shumë se kaq, kjo prezencë e fryrë dhe popmoze e Xhifrit, treguesit e shumtë që flasin në lidhje me vlerëzimin e zhvillim të tij, tregojnë se pas kësaj fame qëndrojnë mekanzima ndërkombëtarë.
Nuk është sekret të thuhet se produkti mediatik i Xhifrit në të gjitha kanalet televizive dhe të medias të shkruar, si dhe kjo gjendje fryerje dhe madhështie që i është dhënë atij në vitet e fundit, si dhe levizjet e tij ndërkontinentale në Azi, Afrikë, Avropë, Amerikë etj nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e qëllimtë për të krijuar këtë vorbull dhe për ta përdorur në funksion të sufizmit, e cili ka fituar përkrahje zyrtare nga regjimet arabe, SHBA-ja, si dhe vendet e Bashkimit Evropian pas 11 Shtatorit.
Edhe pse i ri në moshë Xhifri ka vizituar pjesën më të madhe të vendeve islame dhe jo islame, kur në të njëjtën kohë shumë vende perëndimore mbyllën dyert e tyre “për shkaqe sigurie” për shumë thirrës të tjerë dhe dijetarë të mëdhenj të botës islame, duke refuzuar tu jepnin qoftë një vizë kalimi traznit. Ndërkohë Xhifri ka referuar në shumë aktivitete të zhvilluara në këto vende dhe ka marrë pjesë në pjesën më të madhe të takimeve dhe kongreseve të zhvilluara në Angli, Gjermani, Francë, Irlandë, Hollandë, Belgjikë, SHBA, si dhe në Azi gjithashtu: Indonezi, Oman, Emarate, Katar, Bahrejn, Jordani, Siri, Liban, Sirilnka dhe në Afrikë: Kenja, Tinzani, Xhuzur Kamer etj.
Duke vëzhguar dhe duke ndjekur rrugëtimin yillit të kanaleve satelitore thirrësin dhe këshilluesin që quhet Xhifri dhe përgjatë një proçesi të konstatimit të lëvizjeve dhe aktviteteve të tij të përhapura në rrjetetin e intenetit dhe të dokumentuara në faqen e tij zyrtare dhe profilin e tij në rrjetet sociale zyrtare “facebook” dhe twitter” do të paraqesim shkurtimisht pa komente një pjesë të rezultateve dhe produktit të rrugëtimit të Xhifrit.
Shumë monitorues kanë bërë lidhje mes shfaqjes së thirrësit sufist Xhifri dhe islamit “të kërkuar” të cilin e preferojnë perëndimorët si dhe shumë regjime arabe dhe islamike, duke e paraqitur Xhifrin si një thirrës i ekulibruar dhe mesatar, duke e konsideroar të pranueshëm ligjërimin e tij pas ngjarjeve të 11 Shtatorit në fillimet e njëmijëvejçarit të ri, ligjërim i cili i drejtohej kryesisht orientimit selefi xhihadist si fillim dhe pastaj duke përfshirë të gjithë orintimin sunit me të gjithë përbërësit e tij, qoftë atij dinamik apo politik, duke ia ngjitur akuzën për terrorizëm dhe shumë akuza të tjera.
Në këtë kuadër, Xhifri ka lëvizur nga një kanal televiz në tjetrin, pjesa më e madhe të cilave gjendeshin në kryeqytet e shteve islame dhe perëndimore, duke u paraqitur si një thirrës me figurë të pastër, sigurisht me idënë që Ali Xhifri është një sufi që përfaqëson një frymë mesatare midis rrymave të tjera islame, duke patur parasysh se ligjërimi i cili ka përzgjedhur Xhifri ngërthen traditën dhe bashkohoren, si dhe nuk nxjerr nga feja asnjë rrymë islame tjetër.
Kush e ka ndjekur dhe e ka analizuar thellë në përmbajtjen e mësimeve dhe ligjëratave të Xhifrit, në pjesën më të madhe të takimeve në kanalet televizive gjatë dhjetë viteve të fundit do ti behet e qartë imazhi real i Xhifrti dhe do të kuptojë shumë detaje të profilit të tij, i cili pa asnjë nje nevojë ka shtuar me tepri të përsërisë fjalë, shprehje dhe terma me kuptim politik, në rrethana politike dhe për të realizuar axhenda dhe qëllime politike.
Në këtë kuadër, termat si “Ehli Bejti”, Sufizmi”, “Sunitë dhe shiat”, “dialogu ndërfetar”, “toleranca e Islamit”, “terrorizmi”, ekstremizmi”, etj, janë shprehjet të cilat më së shumti i ka përdorur sufisti Xhifri duke abuzuar me domethënien e tyre, duke i vënë kuptimet e tyre normale jo në vendin e duhur që i takon dhe duke i shfrytëzuar pa asnjë venitje për të rrënjosur shumë domethënie dhe terma perëndimorë.
Kush e ka ndjekur me kujdes Xhifrin, aktivitetin dhe lëvizjet e tij, do të vërejë se e ka tepruar në mënyrë të përshkallëzuar në shfrytëzimin e çështjeve politike, duke e përqëndruar kontributin e tij në çështjet e konflikteve dhe përballjeve brenda umetit, ku papritur Xhifri nuk shpreh më asnjë interes në lidhje me çështjet e këshillimit, udhëzimit, si dhe në lidhje me çështjet e pastrimit të zemrës. Ai imazh për të cilin Xhifri u pëpoq ta vizatonte për të mashtruar masën nuk ekziston më të jetë ashtu siç ishte në fillimet e shfaqjes së tij në ekranet e televizoneve.
Sufisti Xhifri është shfaqur siç është në realitet në një kohë shumë të shkurtër dhe rekord, ashtu siç kanë dëshiruar të tjerët që të ishte. Në pjesën më të madhe të qëndrimeve të tij është i pranishëm provokimi dhe shpërfillja, ku bie në sy përqndimi i të gjitha aktiviteteve në promovimin e çështjeve konfliktuale, si dhe shfaqja e kontradiktave të hershme të umetit. Pjesa më e madhe e ligjërimeve dhe hytbeve përbëhen nga ndezja e konflikteve medhhebore dhe doktrinale në umet, sidmos në konfliktim mes sunizmit dhe shi’izmit, konflitkin mes emevive dhe abasitëve me alevitë, si dhe shumë çshtje të tjera që nuk mund të numërohen, madje Xhifri ka mbërritur deri atje sa të provokojë debat në lidhje me termin “ehli sunet dhe xhemat” dhe shfrytëzimin e tij me orientim politik ashtu siç ua thoshte mendja atij dhe shokëve të tij në kongresin e Groznit para disa ditësh.
Vizita e Xhifrit në Kuds nënkujdesin e pushtuesit dhe kërkesa e disa organizatave për ta vënë atë përpara gjygjit, për shkak se kjo vizitë konsiderohet një lloj normalizimi me armikun izraelit, si qëndrimet e tij karshi Pranverës Arabe, revulucionit paqësor ne Jemen, revulucionit egjiptian dhe efektet që i pasuan ato, të gjitha këto së bashku vertetuan përmes Xhifrit një të vërtetë të madhe historike, se sufizmi dhe sufistët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë një shkop në duart e pushtuesit mbi të cilin ai mbështetet.
Populli egjiptian nuk do ta harrojë kurrë ditën kur Xhifri doli në sheshin Tahrir në fillimet e revulucionit në 25 Janar 2011, duke i cilësoi revulucionarët në këtë shesh si një grup “demagogësh”, si dhe fetvanë e dhënë prej tij menjeherë pas grushtit të shtetit nga Sisi për legjitimetitin e tij dhe mos lejimin e daljes kundër drejtuesit të shtetit, duke i bërë thirrje kundështuesve të grushtit dhe përkrahësve të qeverisë legjitime (të Mursit) që të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Këto qëndrime u pasuan më vonë me ligjerata dhe mësime të cilat ia lejuan Xhifrit ti mbante ne karznizonet ushtarake të ushtrisë së Egjiptit.
Thirrësi dhe sufisti Ali bin Abdurrahman el Xhifri konsiderohet si themeluesi i “Fondacionit Tabah” të ciliën e përkrah shteti i Emriateve te Bashkuara Arabe, një institucion ky me orientim të pastër sufi dhe që pasqyran në mënyrë të qartë orientimin perëndimor të mendimit dhe Islamit të dëshiruar, i cili përkon në përgjithësi dhe në detaje me liberalizmin perëndimor, i cili synon përthithjen e shumëllojshmërisë fetare, të qytetërimeve dhe humane, dhe fshirjen e specifikave me të cilat dallohet Islami. Për të qenë më të qartë, ky orientim synon përzierjen e vlerave islame me ato perëndimore dhe përhapjen e mendimit modernist si një kuadër bashkohor i intepretimit të Islamit.
Me një fjalë, aktivitetet e dhe lëvizjet e thirrësit sufist Ali el Xhifri në pjesën më të madhe të tyre përqëndrohen në normalizmin dhe praktikimin e botëkuptimit të Islamit sipas modelit ameriokano-perëndimor, synim për të cilin SHBA-ja po punon për ta rrënjosur dhe për formëzuar prej kohësh në rajon dhe në pjesën më të madhe të botës arabe dhe islame, me të gjitha forcat dhe mënyrat e mundshme, si dhe përmes ndihmës, përkrahjes dhe mbrotjes, siç u bë e qartë në këtë artikull, si dhe duke përdorur dhe prodhuar disa simblole, personazhe dhe thirrës islamë të rinj duke i paraqitur si modele të pranueshme, ku Xhifri konsiderohet njëri prej këtyre personazheve dhe modeleve, dhe njëri prej thirrezve më të zellshëm drejt islamit amerikan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit