12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Xhemati më i madhë në histori, që ka falë Namaz Xhenaze!

Më të lexuarat

Në një natë prej netëve Sulltan Sulejmani ( I pushtetshmi) u zgjua nga gjumi i trembur nga një ëndërr e trishtë! I ftoi rojet dhe i porositi të bëhen gadi dhe në mëngjes do dalin bashkë me Sulltanin të maskuar dhe te shetisin rrugëve dhe ti shohin hallet e njerëzve. Duke kaluar rrugëve, me nje qoshe e hasin nje xhenaze të braktisur e të cilën askush nga njerëzit nuk e merrte! Sulltan Sulejmani pyeti se e kujt është kjo xhenaze?! I thanë:

Ajo është xhenazja e një laviri dhe pijaneci i cili nuk ka fëmij as familje pos bashkëshortës, dhe askush nga njerëzit nuk pranon ta varrosë atë! Sulltani i mllefosur i pyeti: A nuk është ky njeri nga Ummeti i Muhammedit a.s?!! E mori me duart e veta dhe e barti gjer tek bashkëshortja e tij dhe kur e pa ajo bashkëshortin e saj të vdekur, filloi te qajë dhe të dënesë! Sulltani i habitur nga kjo që pa, e pyet ate(pa e njoftë kjo se ky është Sulltan Sulejmani!): Pse po qanë kur ai ishte lavir dhe pijanec?! Ajo ia kthen dhe thotë: Bashkëshorti im ka qënë njeri shumë i devotshëm dhe asket por nuk është furnizu me fëmij dhe nga dëshira e madhe që kishte për të pasur fëmij, kujdesej në mënyrë të veçantë për djemtë dhe vajzat e Muslimanëve! Blente alkool sa mundte dhe e sillte ne shtëpi dhe e derdhte në toalet dhe thonte: Elhamdu Lilah jau pakësova sasinë e gjynaheve të rinjëve muslimanë! Po ashtu shkonte tek femrat që njiheshin se e shisnin trupin e tyre dhe u paguante atyre për tërë ditën me kusht që ato të largohen dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre!

Kthehej dhe thonte: Elhamdu Lilah që Allahu ma mundësoi t’ua pakësoj të rinjëve muslimanë mëkatet e kësaj dite! Bashkëshortja vazhdon dhe thotë se i thoja: O bashkëshorti im, njerëzit gjykojnë në bazë të asaj që shohin dhe do vdesesh një ditë e nuk do ketë kush të të varrosë?! Ndersa ai qeshte dhe më thonte: Mua do më varrosë dhe do ma falë xhenazen Sulltan Sulejmani, Vezirat(Ministrat) e tij, Ulemaja dhe gjithë Muslimanët! Në këtë moment Sulltani filloi të qajë dhe tha: Vallahi unë jamë Sulltan Sulejmani dhe vërtetë ai ka pasë të drejtë! Unë do ta pastrojë e ta varrosi me duart e mija dhe do i mbledhi gjithë Muslimanët tia falin xhenazen!

Sulltani urdhëroi që e gjithë ushtria të prezantoj ne xhenaze dhe gjithë Muslimanët! Pasi prezantuan që të gjithë e varrosi në Varrezat e Sulltanëve Osman. Allahu e pastë mëshiru dhe me Firdews e pastë gradu.
VËRTETË, KY ISHTE XHEMATI MË I MADHË NË HISTORI, QË I KANË FALUR DIKUJT XHENAZEN!!!

P.s Mësimi nga kjo ngjarje:
Mos t’i gjykojmë njerëzit në bazë të të dukshmës së tyre! O Allah na zbukuro veprat tona për te Ti, edhe nëse njerëzit na i çvlerësojnë ato! Amin
Natën e mirë dhe gjumë të tehatshëm të gjithëve

Hoxhë Husamedin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit