7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Xhamitë në Itali do mbesin të mbyllura deri në fund të Ramazanit

Më të lexuarat

Xhamitë në Itali do të qëndrojnë të mbyllura deri pas periudhës së Ramazanit, përkatësisht deri në Fiter Bajram, 23 maj, tha të martën Bashkësia e Komuniteteve Islame në Itali (UCOII).

“Kjo është zgjedhja e bashkësive tona, të cilët … me përgjegjësi shprehën pozicionin e tyre duke marrë parasysh jetën e njerëzve”, tha presidenti i UCOII, Yassine Lafram, në një deklaratë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

UCOII gjithashtu i bëri thirrje të gjitha xhamive të tjera që të mbajnë dhomat e lutjeve të mbyllura deri në fund të Ramazanit.

Sipas planit të qeverisë italiane, festimet masive katolike do të rifillojnë më 18 maj. Lafram bëri me dije se nuk kishte marrë ndonjë udhëzim nga qeveria italiane lidhur me mënyrën e kremtimit të festave islamike. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit