8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Xhamitë e Tetovës nuk i nxënë namazlitë (FOTO)

Më të lexuarat

Tetova, qyteti me përqindjen më të madhe të popullsisë muslimane në Maqedoni, ka mungesë hapsirash ku besimtarët ti kryejnë ritualet e veta. Gjatë ditëve të premte kur besimtarët musliman bëjnë faljen e namazit të Xhumasë xhamitë janë të stërmbushura dhe qytetarët janë të detyruar që të falen në oboret e xhamive dhe parqet përreth. Problemi bëhet më i madh kur koha është me shi ose borrë që ua pamundëson besimtarëve faljen e namazit.

Besimtarët musliman dhe Myftinia e Tetovës kanë bërë kërkesa të shumta për dhënie të lejes dhe hapsirave për ndërtimin e një xhamie në qendër të Tetovës por që nuk janë përfillur nga institucionet.

Se sa ka nevojë për ndërtimin e një xhamie të re në Tetovë, tregon vet fotoja e bërë sot te Xhamia e Pashës. /Tetova1/

xhamia e pashes

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit