12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Xhamitë boshnjake shënjestër e vandalizmit dhe kërcënimeve

Më të lexuarat

Liderët e komunitetit islamik boshnjak thanë se gurë varresh janë dëmtuar dhe fletushka nacionaliste serbe që i referohen masakrave të Srebrenicës janë vendosur në ndërtesat fetare myslimane.

Zyra e myftiut në Tuzla të premten dënoi atë që ajo përshkroi si një sërë sulmesh mbi pronën e Komunitetit Islamik në qytetet Zvornik dhe Bijeljina javët e fundit.

Persona të paidentifikuar shkatërruan katër gurë varri dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në varrezën myslimane Kazanbasca në Zvornik gjatë natës së 7 qershorit, tha zyra e myftiut në Tuzla.

Pesë ditë më vonë, persona të paidentifikuar vendosën kërcënime mbi një tabelë njoftuese para xhamisë Atik në Bijeljina, në hyrjen e portës së haremit të xhamisë dhe në zyrat e Komunitetit Islamik në qytet, shtoi ai.

“Një thikë dhe tel me gjemba, shoqëruar nga fjala “Srebrenica” ishin shtypur në këto kërcënime. U vendosën letra të tjera që përmbanin një hartë të Kosovës dhe sloganin “Ky është atdhe i serbëve” dhe të tjera me fytyra të ndryshme, përfshirë atë të liderit çetnik serb të kohës së Luftës së Dytë Botërore Draza Mihajloviç, me fjalët “Paraardhësit tanë ranë shumë kohë më parë, duke lavdëruar emrin e Serbisë”, tha zyra e myftiut në një deklaratë.

“Administratat policore të Bijeljinës dhe Zvornikut janë informuar për këto incidente,” shtoi ajo.

Zyra e myftiut u bëri thirrje autoriteteve të marrin masa kundër sjelljes kërcënuese dhe gjuhës së urrejtjes.

Misioni i OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili grumbullon të dhëna për krimet e urrejtjes dhe harton një grafik mujor “Monitorimi i urrejtjes” mbi incidentet e motivuara nga paragjykimet, regjistroi dhjetë incidente të motivuara etnikisht në maj 2019.

OSBE-ja tha se këto përfshinin një rast dhune fizike, tre raste shkatërrimi ndërtesash fetare dhe grafiti ofenduese dhe katër raste sulmesh verbale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit