9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Xhamia në Kala të Prizrenit nuk ka dyqane por ka themele

Më të lexuarat

Fushata që iu bë këtyre ditëve ndërtimit të xhamisë Qendrore në Prishtinë nga një grup qytetarësh që ia duan të “mirën” myslimanëve, duke thënë se ky projekt nuk është i përshtatshëm se prish bukurinë artitekturore të asaj pjesë të qytetit të bërë zift nga ndërtimet pa plane, e pastaj ngase ajo përveç stilit ka edhe dyqane që Bashkësinë Islame e bëjnë “miliardere”. Krejt ky muhabet nëse e keni përcjellur është vërejtur se qëllimi është mos ndërtimi i xhamisë, pasi frika nga Islami apo anti i islamizmi i tyre e ka detektuar se kjo do ti shtojë mërzinë edhe më shumë.

Në një vend normal, ku e drejta e të gjithë komuniteteve do respektohej, kjo punë duhej të kryhej para shumë vitesh, e sot besimtarët mysliman që falen në shi, borë e diell, do të duhej të ishin të lehtësuar tek falen në kushte komode në xhaminë e tyre Qendrore. Por sidoqoftë, vërehet se ndërtimi i xhamive është një therrë e madhe në sytë e njerëzve që u pengon Islami. Nëse ju kujtohet para ca kohe u bë edhe një referndum në një fshat të Kosovës, që klika Islamofobe i fryu aq shumë me media dhe online. Kur u bë votimi, u pa që vetëm një votë ishte kundër, ndërsa i gjithë fshati ishte pro ndërtimit të xhamisë. E çuditshme, por askush nuk e vlerësoi tolerancën e Muslimanëve që për një votë bënë referndum për herë të parë në Kosovë, në një fshat. Ndërsa të gjithë heshtim kur vie fjala për objekekte të tjera të feve tjera. Kisha e Llapushnikut, edhe përkundër protestave e peticioneve u ndërtua! U ndërtua në një vend ku shumica e njerëzve janë musliman, e nuk janë katolik. Kjo edhe niher tregon se sa tolerantë janë muslimanët shqiptar, që për fatin e keq të dikujt kanë qëlluar të jenë shumicë krenare me identitetin e tyre fetare musliman dhe identitetin e tyre kombëtar shqiptar.
Por problemi i ri i Xhamisë në Kalajën e Prizrenit, ku u refuzu ndërtimi i saj, megjithëse themelet e xhamisë ishin aty. Një objekt fetar musliman, që shumë qartë e pastër shihen themelet e saj. Megjithë peticionin e organizimin e mirëfilltë nga komuniteti fetar musliman, për të kërkuar të drejtën e tyre ajo prap refuzohet, ndërsa shoqëria civile hesht, ngase atyre u pengon Islami dhe musliman, e nuk e kanë hallin te dyqanet. Xhamia në Kala nuk ka dyqane, e as biznese tjera, por ka themelet e veta, që dëshmon fuqishëm që në Kala kishte dikur xhami.
Nëse marrim mësim nga fqinjët, kemi dy shembujë. E para është Kalaja e Janinës, ku themelet e xhamisë nuk janë çrrënjosur nga aty, aty sot gjenden dy xhami të plota, që janë futur në muze, për shkak se nuk ka musliman, por nuk iu mohua e drejta ekzistenciale.(Mund të gjeni në kërkim online xhaminë aty) Kemi rastin e Maqedonisë, e Kalasë së Shkupit ku mundohe të tjetërsohet xhamia duke u bërë kishë, një rast eklatant i vjedhjes së historisë. Shembulli jonë i asaj që duan të bëjnë institucionet është shembull i keq dhe aspak nuk i kontribuon tolerancës dhe harmonisë fetare. Por tregon edhe niher se sa u pengon historia Islame që ka bazë të fuqishme në trojet shqiptare. Dashtëm apo nuk dashtëm, historia flet, ndërsa matrapazët mashtrojnë e mohojnë histori.

Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit