12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Xhamia e Sërmnovës merr mbi 120 mijë pëlqime në internet

Më të lexuarat

Në faqen e “ALLAMA IQBAL MEDICAL COLLEGE” me rreth 300 mijë fansa, fotografitë e Xhamisë së fshatit Sërmnovë kanë marrë plotë 123 mijë pëlqime.

“Jo fjalë po vepra, këtë e vlersojnë 123130 pëlqime, mbi 500 komente, disa prej të cilëve janë të intersuar ta vizitojnë. Ne do t’i mirëpresim. Të unifikohemi dhe te përkrahim idetë dhe punët e mira edhe ne projekte tjera në dobi të fshatit, rrethit dhe hapësirave tona. Zoti na ndihmoftë dhe na dhashtë dioptrinë e duhur”, deklaron për Radio Vala, Arsim Disha.

Disha njofton se me iniciativë të gjjthë banorëve të fshatit Sërmnovë, të përfshire te rinj, te vjeter dhe gurbetqar, ne mbledhjen e mbajtur me 05.08.2007, zgjidhet keshilli nismetar prej 13 antaresh aktiv ne krye te te cilit me aklamacion dhe pa asnji kundershtim per kryetar zgjodhen Luan Veliun.

“Ne mbledhjen e pare te keshillit te mbajtur me 08.08.2007 caktohen edhe nga dy perfaqsues si antar te keshillit te cilet veprojn dhe jetojn ne te gjitha shtetet e Europes, me qellim te koordinimit te ideve,puneve qe morri persiper ky keshill. Pas publikimit te iniciatives u moren hapat e pare dhe nga shume projektant qe ofruan projektet u perzgjodh projekti i inxhinjerit te diplomuar te arkitektures Bekim Aliu, mjeshtrit e firmes Tasa Kom nen mbikqyrjen e inxhinjerit te diplomuar te ndertimtaris Nasuf Saiti. Dizajnin brenda objektit e ka bërë piktori nga Turqia, Jallcin. Me date 13.09.2007 ne pranine e perfaqsuesve te Bashkesisë Fetare Islame të Gostivarit u be vurrja e gurthemelit qe ishte dita e pare e muajit te bekuar te ramazanit, iftari i te cilit u pregadit nga nenat e fshatit, punet ishin intenzive dhe vullneti per ndihma vinte nga cdo ane. Me 31.08.2008 në diten e pare te muajit te Ramazanit, dhe me iftarin në fshat i përgaritur enkas, behet hapja e pjeserishme (podrumit) ne menyre gjysem solemne. Haperimi vazhdonte me intenzitetin edhe me te madh, dhe nji vit me vone, konkretisht me date 08.08.2009 , date kjo e cila mblidhte mergimtaret per pushime ne vendlindje behet hapja solemne e kompletuar si mbrenda,jasht dhe infrastuktura perreth, me c’rast pas drekes te madhe te pregaditur nga vete fshati, u shperndane edhe mirenjohje per te gjjth ata qe kontribuan ne cfardo menyre ne realizimin e keti projekti te madh fetar. Mirenjohjet u shperndan nga kryetari i bashkesis fetare islame ne Maqedoni reis haf. Sulejman Rexhepi, muftinia e bashksis fetare islame Gostivar Shaqir efendi Fetahu dhe kryetari i keshillit per ndertimin e Xhamisë, veprimtari Luan Veliu, përfundon Disha.

Komentet që shoqërojnë fotografitë janë shumë pozitive. Vizitorët e faqes shprehin interesim për ta vizituar Xhaminë e fshatit Sërmnovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit